Arrestohet shpërndarësi, dyshohet për lidhje me rrjetin e Fierit
Policia e Lushnjës ka vënë në
pranga mbrëmjen e së dielës
një shpërndarës droge, që
dyshohet se është pjesëtar i një
grupi të gjerë trafiku lëndësh narkotike
që operon brenda vendit. Pas
pesë të arrestuarve të së shtunës
nga Policia e Fierit, uniformat blu
të Lushnjës i kanë vënë prangat
shtetasit Gentian Cerria, të cilit i
kanë gjetur tetë doza heroine në
xhep. 25-vjeçari, banor i lagjes
"Kadri Qystri" të qytetit të Lushnjës,
u arrestua në kushtet e flagrancës.
Burimet zyrtare të Komisariatit
të Policisë së Lushnjës bëjnë
të ditur për gazetën "Shqip" se arrestimi
është kryer mbrëmjen e së
dielës në një lokal në qendër të qytetit.
Agjentët e antidrogës kishin
informacion për veprimtarinë e 25-
vjeçarit dhe e survejonin atë prej
disa kohësh. Policia i është afruar
lokalit ku 25-vjeçari po qëndronte
në pritje të "klientit" dhe kanë ushtruar
një kontroll fizik. Të riut i janë
gjetur tetë qese, brenda të cilave
ndodhej një sasi pluhuri e dyshuar
si heroinë. Cerria është shoqëruar
në mjediset e komisariatit, ndërkaq
që analizat e kryera në laboratorët
e policisë vërtetuan dyshimin se
pluhuri që iu gjet ishte heroinë. Pas
kësaj ekspertize, për Gentian Cerrian
është prerë urdhër-arresti,
ndërsa policia ka vijuar hetimet për
të gjetur lidhjet e të riut me persona
të tjerë. Burimet zyrtare policore
deklarojnë se Gentian Cerria dyshohet
se është shpërndarës droge
dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorëve
të tij. Burimet policore
pohojnë për "Shqip" se ekzistojnë
dyshimet e një bashkëpunimi
të mundshëm të Cerrias me më
shumë se dy persona, të cilët janë
bërë pjesë e hetimit. Ndërkaq,
pesë të arrestuarit e së shtunës në
Fier kanë mbetur në burg pa afat
pas përballjes së tyre me togat e
zeza të Gjykatës së Fierit, dje paradite.
Kjo masë sigurie e kërkuar nga
prokuroria, është marrë parasysh
edhe nga trupi gjykues. Ashtu si
dhe me këtë rast, edhe për të arrestuarin
e Lushnjës, policia deklaron
zyrtarisht se bëhet fjalë për një rrjet
trafiku lëndësh narkotike, që operon
në mjediset shkollore.
pranga mbrëmjen e së dielës
një shpërndarës droge, që
dyshohet se është pjesëtar i një
grupi të gjerë trafiku lëndësh narkotike
që operon brenda vendit. Pas
pesë të arrestuarve të së shtunës
nga Policia e Fierit, uniformat blu
të Lushnjës i kanë vënë prangat
shtetasit Gentian Cerria, të cilit i
kanë gjetur tetë doza heroine në
xhep. 25-vjeçari, banor i lagjes
"Kadri Qystri" të qytetit të Lushnjës,
u arrestua në kushtet e flagrancës.
Burimet zyrtare të Komisariatit
të Policisë së Lushnjës bëjnë
të ditur për gazetën "Shqip" se arrestimi
është kryer mbrëmjen e së
dielës në një lokal në qendër të qytetit.
Agjentët e antidrogës kishin
informacion për veprimtarinë e 25-
vjeçarit dhe e survejonin atë prej
disa kohësh. Policia i është afruar
lokalit ku 25-vjeçari po qëndronte
në pritje të "klientit" dhe kanë ushtruar
një kontroll fizik. Të riut i janë
gjetur tetë qese, brenda të cilave
ndodhej një sasi pluhuri e dyshuar
si heroinë. Cerria është shoqëruar
në mjediset e komisariatit, ndërkaq
që analizat e kryera në laboratorët
e policisë vërtetuan dyshimin se
pluhuri që iu gjet ishte heroinë. Pas
kësaj ekspertize, për Gentian Cerrian
është prerë urdhër-arresti,
ndërsa policia ka vijuar hetimet për
të gjetur lidhjet e të riut me persona
të tjerë. Burimet zyrtare policore
deklarojnë se Gentian Cerria dyshohet
se është shpërndarës droge
dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorëve
të tij. Burimet policore
pohojnë për "Shqip" se ekzistojnë
dyshimet e një bashkëpunimi
të mundshëm të Cerrias me më
shumë se dy persona, të cilët janë
bërë pjesë e hetimit. Ndërkaq,
pesë të arrestuarit e së shtunës në
Fier kanë mbetur në burg pa afat
pas përballjes së tyre me togat e
zeza të Gjykatës së Fierit, dje paradite.
Kjo masë sigurie e kërkuar nga
prokuroria, është marrë parasysh
edhe nga trupi gjykues. Ashtu si
dhe me këtë rast, edhe për të arrestuarin
e Lushnjës, policia deklaron
zyrtarisht se bëhet fjalë për një rrjet
trafiku lëndësh narkotike, që operon
në mjediset shkollore.