Mirë pushimzjarr i njëanshëm, por për fëmijët e vrarë si do t‘ia bëjmë?
Ashtu siç pritej, Izraeli veproi
në kohën e duhur, në
mënyrë që sytë e së gjithë
botës sot të jenë në rrugët e Uashingtonit,
në vend që të kridhen në
tmerrin e Gazës. Kondi dhe Livni
menduan se marrëveshja e tyre
për monitorimin e armëve, e cila
u arrit pa praninë e palës arabe, do
të funksiononte. Ban Ki Mun e
përkrahu pushimzjarrin e njëanshëm.
Të mëdhenjtë dhe të mirët
u mblodhën në një takim në
Sharm el-Sheik. E ndërsa të gjithë
ndodheshin për të vendosur për
Hamasin, ky i fundit nuk u konsultua,
çka nuk mund ta bëjë një
plan të plotë. Para se të deklaronte
pushimzjarrin nga ana e tij, Hamas
qëlloi sërish me raketa Izraelin,
duke i lënë të kuptohej atij se
qëllimi i parë i ofensivës së Izraelit,
ndalja e raketave, kishte dështuar.
Më pas, Kajroja ngeci, pasi
askush nuk ishte i gatshëm që të
ngrinte një sistem mbikëqyrës në
tokën egjiptiane. Ajo që është më
e rëndë është se askush nga liderët
evropianë, që fluturuan në rajon,
nuk sugjeroi ndihmë për të dëmtuarit
e sulmit nëse Izraeli, BE dhe
SHBA i japin fund bllokadës ushqimore
në Gaza. Pasi mori jetën e
qindra grave, fëmijëve, Izraeli u
shndërrua sërish në "djalin e
mbarë", duke deklaruar pushimzjarri
të njëanshëm, që Hamasi sigurisht
do ta thyejë. Por në fund të
fundit, Obama do të buzëqeshë
sot. Nuk është kjo arsyeja e beftë e
pushimzjarrit? Për sa i përket objeksioneve
të Egjiptit, ato mund të
jenë shumë teatrale. Një vit më
parë, Shtetet e Bashkuara shpenzuar
36 milionë dollarë për trajnimin
e forcave të sigurimit egjiptiane,
detyra e të cilave ishte ndalimi
i trafikut të armëve në Gaza
dhe përderisa Shtetet e Bashkuara
e ndihmojnë shumë ekonomikisht
Egjiptin, injorojnë edhe korrupsionin
e regjimit të Kajros, një
"kompromis" do të realizohet
shumë shpejt. Për sa i përket Hamasit,
atij i janë shkurtuar mirë
kthetrat. Informatorët hebrenj në
Gaza i dorëzuan shefave ushtarakë
në Tel Aviv vendet e fshehta të
krerëve kryesorë të Hamasit. Ky i
fundit kujtoi se ishte Hezbullahu,
një gabim i rëndë e për më tepër
mendoi se e gjithë bota do t‘i vinte
në ndihmë. Për sa i përket botës
(sigurisht jo liderët e saj pompozë)
shprehu një keqardhje shumë të
madhe për civilët palestinezë, por
jo për burrat cinikë të Hamasit.
Raketat e lëshuara në Izraeli, me
vendimin e tyre, janë shkaku i
bllokadës izraelite të ushqimit dhe
karburanteve. Izraeli theu pushimzjarrin
e vendosur më 4 dhe 17
nëntor, e ndërkohë është harruar
tashmë fakti se Hamasi fitoi
zgjedhjet e 2006, edhe pse Izraeli
ka vrarë një pjesë të fitimtarëve.
Për paqebërësit në Sharm el-Sheik
nuk ka shumë kohë për reflektime
për sa i përket tri shkollave të OKBsë
të bombarduara nga Izraeli dhe
vrasjes së civilëve që ishin brenda
tyre. I shkreti Ban Ki Mun. U përpoq
që t‘ia dëgjonin zërin këtë
herë para arritjes së pushimzjarrit,
duke thënë se trupat izraelite
kishin vepruar në mënyrë "të
tmerrshme" dhe se për këtë duheshin
"dënuar". Kur e pyeta zotin
Ban nëse do ta merrte në konsideratë
një Gjykatë të Krimeve të
Luftës në Gaza, ai tha se vendosja
për një gjë të tillë nuk ishte kompetencë
e detyrës së tij. Ajo çka
askush nuk vuri re dy ditë më
parë, pra as arabët, as izraelitët,
as burrat e shtetit të fuqishëm
nga Evropa ishte se takimi i
Sharm el-Sheik u hap në përvjetorin
e 90 të Konferencës së Paqes
në Paris në vitin 1919, që krijoi
edhe Lindjen e Mesme moderne.
Një nga çështjet më të mëdha
ishte "kufiri i Palestinës". Pas Parisit
erdhi Traktati i Versajës dhe
aty e dimë fort mirë se çfarë ndodhi.
Pjesa tjetër është histori dhe
fantazma.
në kohën e duhur, në
mënyrë që sytë e së gjithë
botës sot të jenë në rrugët e Uashingtonit,
në vend që të kridhen në
tmerrin e Gazës. Kondi dhe Livni
menduan se marrëveshja e tyre
për monitorimin e armëve, e cila
u arrit pa praninë e palës arabe, do
të funksiononte. Ban Ki Mun e
përkrahu pushimzjarrin e njëanshëm.
Të mëdhenjtë dhe të mirët
u mblodhën në një takim në
Sharm el-Sheik. E ndërsa të gjithë
ndodheshin për të vendosur për
Hamasin, ky i fundit nuk u konsultua,
çka nuk mund ta bëjë një
plan të plotë. Para se të deklaronte
pushimzjarrin nga ana e tij, Hamas
qëlloi sërish me raketa Izraelin,
duke i lënë të kuptohej atij se
qëllimi i parë i ofensivës së Izraelit,
ndalja e raketave, kishte dështuar.
Më pas, Kajroja ngeci, pasi
askush nuk ishte i gatshëm që të
ngrinte një sistem mbikëqyrës në
tokën egjiptiane. Ajo që është më
e rëndë është se askush nga liderët
evropianë, që fluturuan në rajon,
nuk sugjeroi ndihmë për të dëmtuarit
e sulmit nëse Izraeli, BE dhe
SHBA i japin fund bllokadës ushqimore
në Gaza. Pasi mori jetën e
qindra grave, fëmijëve, Izraeli u
shndërrua sërish në "djalin e
mbarë", duke deklaruar pushimzjarri
të njëanshëm, që Hamasi sigurisht
do ta thyejë. Por në fund të
fundit, Obama do të buzëqeshë
sot. Nuk është kjo arsyeja e beftë e
pushimzjarrit? Për sa i përket objeksioneve
të Egjiptit, ato mund të
jenë shumë teatrale. Një vit më
parë, Shtetet e Bashkuara shpenzuar
36 milionë dollarë për trajnimin
e forcave të sigurimit egjiptiane,
detyra e të cilave ishte ndalimi
i trafikut të armëve në Gaza
dhe përderisa Shtetet e Bashkuara
e ndihmojnë shumë ekonomikisht
Egjiptin, injorojnë edhe korrupsionin
e regjimit të Kajros, një
"kompromis" do të realizohet
shumë shpejt. Për sa i përket Hamasit,
atij i janë shkurtuar mirë
kthetrat. Informatorët hebrenj në
Gaza i dorëzuan shefave ushtarakë
në Tel Aviv vendet e fshehta të
krerëve kryesorë të Hamasit. Ky i
fundit kujtoi se ishte Hezbullahu,
një gabim i rëndë e për më tepër
mendoi se e gjithë bota do t‘i vinte
në ndihmë. Për sa i përket botës
(sigurisht jo liderët e saj pompozë)
shprehu një keqardhje shumë të
madhe për civilët palestinezë, por
jo për burrat cinikë të Hamasit.
Raketat e lëshuara në Izraeli, me
vendimin e tyre, janë shkaku i
bllokadës izraelite të ushqimit dhe
karburanteve. Izraeli theu pushimzjarrin
e vendosur më 4 dhe 17
nëntor, e ndërkohë është harruar
tashmë fakti se Hamasi fitoi
zgjedhjet e 2006, edhe pse Izraeli
ka vrarë një pjesë të fitimtarëve.
Për paqebërësit në Sharm el-Sheik
nuk ka shumë kohë për reflektime
për sa i përket tri shkollave të OKBsë
të bombarduara nga Izraeli dhe
vrasjes së civilëve që ishin brenda
tyre. I shkreti Ban Ki Mun. U përpoq
që t‘ia dëgjonin zërin këtë
herë para arritjes së pushimzjarrit,
duke thënë se trupat izraelite
kishin vepruar në mënyrë "të
tmerrshme" dhe se për këtë duheshin
"dënuar". Kur e pyeta zotin
Ban nëse do ta merrte në konsideratë
një Gjykatë të Krimeve të
Luftës në Gaza, ai tha se vendosja
për një gjë të tillë nuk ishte kompetencë
e detyrës së tij. Ajo çka
askush nuk vuri re dy ditë më
parë, pra as arabët, as izraelitët,
as burrat e shtetit të fuqishëm
nga Evropa ishte se takimi i
Sharm el-Sheik u hap në përvjetorin
e 90 të Konferencës së Paqes
në Paris në vitin 1919, që krijoi
edhe Lindjen e Mesme moderne.
Një nga çështjet më të mëdha
ishte "kufiri i Palestinës". Pas Parisit
erdhi Traktati i Versajës dhe
aty e dimë fort mirë se çfarë ndodhi.
Pjesa tjetër është histori dhe
fantazma.