Shkollat në Fier, kontrolle nxënësve për drogë
Pas arrestimit të pesë
pjesëtarëve të një grupi
trafiku lëndësh
narkotike në mjediset shkollore,
Policia e Fierit merr masa
për të vënë nën kontroll situatën.
Burimet nga Policia e
Fierit tregojnë se në shkolla
është zhvilluar edhe trafiku i
drogave të forta. Policia u ka
bërë të ditur drejtuesve të shkollave
të qytetit dhe të qendrave
të tjera të mëdha në
qark masat e marra kundër
shitjes së heroinës në mjediset
shkollore. Konfirmohet se
mes masave të marra është
edhe mbajtja nën survejim e
disa nxënësve të dyshuar.
Është vendosur që një shërbim
policor të jetë gjithmonë
i pranishëm në mjediset e jashtme
të shkollave si dhe inspektorët
e lagjeve të rrisin
shërbimet në lokalet që
frekuentohen nga të rinjtë.
Ndërkaq është menduar që
të infiltrohen në radhët e
gjimnazistëve edhe nxënës
që duan të bashkëpunojnë
kundër fenomenit. Drejtuesit
e shkollave nga ana e tyre jo
vetëm që kanë përkrahur
nismën e policisë, por kanë
vendosur që të rikthejnë në
shkolla kontrollin fizik të
nxënësve.
pjesëtarëve të një grupi
trafiku lëndësh
narkotike në mjediset shkollore,
Policia e Fierit merr masa
për të vënë nën kontroll situatën.
Burimet nga Policia e
Fierit tregojnë se në shkolla
është zhvilluar edhe trafiku i
drogave të forta. Policia u ka
bërë të ditur drejtuesve të shkollave
të qytetit dhe të qendrave
të tjera të mëdha në
qark masat e marra kundër
shitjes së heroinës në mjediset
shkollore. Konfirmohet se
mes masave të marra është
edhe mbajtja nën survejim e
disa nxënësve të dyshuar.
Është vendosur që një shërbim
policor të jetë gjithmonë
i pranishëm në mjediset e jashtme
të shkollave si dhe inspektorët
e lagjeve të rrisin
shërbimet në lokalet që
frekuentohen nga të rinjtë.
Ndërkaq është menduar që
të infiltrohen në radhët e
gjimnazistëve edhe nxënës
që duan të bashkëpunojnë
kundër fenomenit. Drejtuesit
e shkollave nga ana e tyre jo
vetëm që kanë përkrahur
nismën e policisë, por kanë
vendosur që të rikthejnë në
shkolla kontrollin fizik të
nxënësve.