Policia parandalon një krim në familje
Një krim i mundshëm brenda familjes është
parandaluar nga policia në zonën e Devollit. Një
40-vjeçar në fshatin Gracë të Devollit për pak sa nuk
ka masakruar me thikë gruan dhe prindërit e saj.
Ngjarja ndodhi në familjen Ceno, pas mosmarrëveshjeve
midis burrit e gruas, për shkak të vizitës
së prindërve të saj. Në orët e mesditës, 40-vjeçari
Petrit Ceno ka pritur si mysafirë njerëzit e gruas së
tij, por mësohet se me ata ka pasur grindje për arsye
të marrëdhënieve të tij me të shoqen. Ndërsa nuk e
lejonte bashkëshorten të takohej me prindërit, ardhja
e tyre në shtëpinë e tij ka nervozuar 40-vjeçarin. Ai ka
marrë thikën dhe i është drejtuar fillimisht gruas, duke
e kanosur për vrasje, ndërsa sipas të dhënave të policisë
ka ofenduar dhe fyer vjehrrin e vjehrrën ,të cilëve
ju ka kërkuar fillimisht të largohen dhe më pas i ka
kërcënuar se do t‘i vriste. Policia tha se 40-vjeçari
nga fshati Gracë i Devollit ka tentuar të vrasë me
thikë gruan, pasi ajo i ka thënë se do të largohej në
shtëpinë e prindërve në rast se ai nuk ndryshonte
sjelljen. Zhurma e sherrit në shtëpi është vënë re nga
fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë e Devollit, që ka
arritur të ndërhyjë në kohë për të parandaluar një krim
brenda familjes. Petrit Ceno është arrestuar për akuzën
e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të kanosjes.