Tiranë, kërcënohet punonjësja e AKKP-së
Ndërsa Prokuroria e Beratit
dyshon për anëtarë të AKKPsë,
ajo e Tiranës ka marrë në
mbrojtje një punonjëse, pasi është
kërcënuar dhe fyer nga një person
për shkak të detyrës. Ngjarja
ka ndodhur rreth një javë më parë
në Zyrën e Agjencisë së Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave, kur
Elga Vuka po kryente funksionin
si çdo ditë të zakonshme pune.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se ngjarja në fjalë po ndiqet nga
Komisariati Nr. 2, ku uniformat
blu, dje kanë mundësuar shoqërimin
e të dyshuarit. Në lidhje
me këtë, policia detajoi se më 30
dhjetor, ka bërë kallëzim Elga
Bardh Vuka, 30 vjeçe, lindur në
Lushnjë dhe banuese në rrugën
"Don Bosko". Ajo ka treguar për
policinë se është kanosur dhe
fyer për shkak të detyrës, në
zyrën e AKKP-së, që ndodhet në
bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Sipas denoncimit, kërcënimi
është bërë nga Vladimir K., 44
vjeç, banues në rrugën "Reshit
Çollaku". Ndërsa dje u shoqërua
në komisariat i dyshuari, ku pas
konsultimit me prokurorin u la
në gjendje të lirë. Policia tha se
materialet do t‘i kalojnë
Prokurorisë së Tiranës, për veprat
penale të "kanosjes" dhe
"fyerjes për shkak të detyrës".
dyshon për anëtarë të AKKPsë,
ajo e Tiranës ka marrë në
mbrojtje një punonjëse, pasi është
kërcënuar dhe fyer nga një person
për shkak të detyrës. Ngjarja
ka ndodhur rreth një javë më parë
në Zyrën e Agjencisë së Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave, kur
Elga Vuka po kryente funksionin
si çdo ditë të zakonshme pune.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se ngjarja në fjalë po ndiqet nga
Komisariati Nr. 2, ku uniformat
blu, dje kanë mundësuar shoqërimin
e të dyshuarit. Në lidhje
me këtë, policia detajoi se më 30
dhjetor, ka bërë kallëzim Elga
Bardh Vuka, 30 vjeçe, lindur në
Lushnjë dhe banuese në rrugën
"Don Bosko". Ajo ka treguar për
policinë se është kanosur dhe
fyer për shkak të detyrës, në
zyrën e AKKP-së, që ndodhet në
bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Sipas denoncimit, kërcënimi
është bërë nga Vladimir K., 44
vjeç, banues në rrugën "Reshit
Çollaku". Ndërsa dje u shoqërua
në komisariat i dyshuari, ku pas
konsultimit me prokurorin u la
në gjendje të lirë. Policia tha se
materialet do t‘i kalojnë
Prokurorisë së Tiranës, për veprat
penale të "kanosjes" dhe
"fyerjes për shkak të detyrës".