E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet nxënësi me thikë në shkollë

Një nxënës është kapur në ambientet e një shkolle
me një thikë, ndërkohë që dyshohet se do të
kryente një krim. Burimet policore bënë të ditur se forcat
e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë bënë të mundur kapjen e
këtij personi në orën 08.15 të mëngjesit, në ambientet
e shkollës 9-vjeçare "Kol Jakova", e cila ndodhet pranë
Nish-Tulla nr. 3. Sipas informacioneve, Denis Muharem
Mici, 14 vjeç, lindur në Fushë-Krujë dhe banues në
Tiranë, në klasën e tetë, iu kap një thikë, të cilën e
mbante në brez. Arma e ftohtë u vu re nga polici, i cili
ishte me shërbim në shkollë dhe u sekuestrua në
cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, thika u dërgua
në laboratorin kriminalistik për ekspertim, nëse është
përdorur për ndonjë krim. Policia tha se u kryen
veprimet procedurale, ndërkohë që adoleshenti do të
ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›