E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Holanda në Itali Dritan Rexhepaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka kërkuar dje burgim të përjetshëm
për Sokol Halilajn dhe
Dritan Rexhepajn të akuzuar për
vrasjen e dy punonjësve të policisë
të Komisariatit të Krujës në
vitin 1999. Gjithashtu, akuza ka
kërkuar 20 vjet burg për bashkëpunëtorin
e tyre, Shefqet
Seferi. Ndërkaq, pretenca për
Dritan Rexhepajn është dhënë
në mungesë, për shkak se aktualisht
ndodhet i burgosur në
burgjet italiane, pas ekstradimit
nga Holanda dy ditë më parë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda
deklaroi se u ka kërkuar autoriteteve
italiane ekstradimin
në Shqipëri. Mbi Dritan Rexhepaj
rëndojnë një sërë akuzash të
tjera. Ky shtetas është i dyshuar
edhe për kryerjen e disa krimeve
të tjera të rënda në Shqipëri.
Kurse nga drejtësia italiane, ai
akuzohet për kryerjen e veprës
penale të trafikut të lëndëve
narkotike dhe vrasjes së mbetur
në tentativë. Dritan Rexhepaj u
arrestua në datën 31 mars 2008,
në Amsterdam, Holandë. Ai është
shpallur në kërkim ndërkombëtar,
pasi Gjykata e Shkallës
së Parë për Krime të Rënda me
vendimin nr.23 datë 1 shkurt
2006 ka vendosur masën e sigurimit
"arrest me burg", në mungesë,
për veprën penale të
"vrasjes në rrethana të tjera cilësuese".
Sipas prokurorisë, Dritan
Rexhepaj në bashkëpunim me
persona të tjerë kanë vrarë me
armë zjarri dy punonjës të policisë
të Komisariatit të Krujës në
vitin 27 shtator 1999. I kërkuari
për vrasje ka mundur të arratiset
nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit
të Policisë Durrës në
datën 26 janar 2006. Ai është i
dyshuar edhe për kryerjen e disa
krimeve të tjera të rënda në Shqipëri.
Gjithashtu, Dritan Rexhepaj
akuzohet edhe nga autoritetet
e drejtësisë italiane për
kryerjen e veprës penale të
trafikut të lëndëve narkotike dhe
vrasjes së mbetur në tentativë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›