E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney, kapiten i Man Utd-it dhe Anglisë

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 16:23

Wayne Rooney dëshiron që në të ardhmen të bëhet kapiten i Manchester Unitedit dhe Kombëtares angleze. Sulmuesi 25 vjeq synon të mbanë të dy shiritat e kapitenit në baza të përhershme.

“Po, mendoj se do të ishte nder i madh. Kam qenë kapiten në disa takime dhe sigurisht se do te jem vazhdimisht do të ishte nder i madh për mua” tha Rooney për mediet angleze. Të udhëheq Anglinë në Wembley do të ishte pa dyshim një ndjenjë e veçantë për Rooneyn.

Por, stadiumi i ri i Anglisë nuk i ka sjell edhe aq fat ekipit dhe Rooney mendon se e din arsyen. “Kur luajmë në udhëtim, ekipet kundërshtare luajnë më përpara pasi tifozët e tyre u bëjnë thirrje të sulmojnë. Pastaj takimi hapet dhe ne mund të tregojmë aftësitë tona. Por në Wembley ekipet vijnë dhe mbrohen me 11 futbollistë dhe kjo e bënë të vështirë të depërtojmë dhe duhet të kemi durim. Edhe fitoret 1-0 janë të mira” përfundoi Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›