Wenger ‘nervozohet’ për Van Persien

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 17:00
Arsene Wenger ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve se Manchester City është duke përgatitur ofertë për sulmuesin Robin van Persie.
Menaxheri i Arsenalit ka përcjell largimin e disa prej futbollistëve kryesor të skuadrës së tij përfshirë kapitenin Cesc Fabregas e mesfushorin Samir Nasri gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, Wenger insiston se Van Persie do të mbetet në Emirates.
“Të gjitha ata që janë të interesuar për ndonjërin prej futbollistëve të mi, duhet të më telefonojnë mua. Robin ka kontratë deri më 2013 dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre spekulimeve” tha Wenger.