Rusia kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit do të mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën.
Kërkesën e ka bërë Rusia, e cila ka në agjendë dy pika për diskutim. E para ka të bëjë me vrasjen e çiftit Jevtiq në Talinoc të Ferizajt, dhe e dyta me pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.
Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që e përkrahin pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë parë të nevojshëm një takim të tillë.
Për rastin e parë thonë se duhet lënë organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre, kurse për rastin e dytë thonë se ajo nuk është më relevante, sepse vizita kishte ndodhur në prill të këtij viti.
Konsultimet e sotme i paraprijnë mbledhjes së rregull tre-mujore të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që pritet të mbahet në gusht. /rtk/