Rusia, midis putinizmit dhe izolimit
Ditët që lamë pas u shoqëruan me një akt i cili tronditi shumicën e opinionit publik ndërkombëtar e diplomacinë botërore dhe rikrijoi një shije të cilën shumica e idealistëve pozitivë e kishin harruar apo kërkonin ta harronin, shijen e Luftës së Ftohtë në variantet e saj më të ashpra.
Bota asistoi në fushatën gjeorgjiane të Vladimir Putinit. Për disa një fushatë për të vendosur krenarinë ruse, për disa të tjerë një aventurë e rrezikshme.
Është thuajse aksiomë se para çdo momenti të vështirë vendimmarrjeje, brenda një njësie elementët ndahen në radikalë dhe të moderuar. Kjo nuk përjashton këtë moment, nuk përjashton Rusinë.
Duket qartë se tani është momenti i vijës së ashpër, ose siç thuhet ndryshe, i fajkonjve.
Vladimir Putini kërkon të impresionojë Rusinë dhe fqinjët e saj me fuqinë e madhështinë e armëve. Por dihet që politika në fund të fundit është lokale, e në këtë pikëpamje, ai kërkon të impresionojë edhe elektoratin e vet.
Përfaqësuesit e kësaj linje në Rusi refuzuan gjatë të pranonin poshtërimin që iu bë Rusisë mbas shkërmoqjes së Bashkimit Sovjetik. Kjo linjë nuk ka pse të mos jetë e pëlqyeshme për opinionin publik rus. Kjo sigurisht rrezaton pasiguri te ish-republikat sovjetike si, Gjeorgjia dhe Ukraina. Pas kësaj, një gjë është e sigurt, askush nuk do mund të sfidojë Rusinë, dhe kjo gjithashtu mund t’u pëlqejë rusëve.
Veprimet ushtarake në Gjeorgji qenë të shpejta dhe siguruan një fitore të sigurt, në raport me rezistencën e dobët nga ana gjeorgjiane.
Meriton të quhet putinizëm i gjithë ky operacion, që në fakt shkon më tej se historia me Gjeorgjinë, e që në themel ka rikthimin e madhështisë sovjetike nën petkun e Rusisë së sotme.
Në fakt, koha ka ndryshuar. Sot Rusia nuk është më Bashkimi Sovjetik.
Marksizëm-Leninizmi, ideologjia që u përdor suksesshëm nga liderët sovjetikë për të siguruar perandorinë e tyre, sot është një ideologji e diskretituar e nuk ngjall më asnjë simpati, as nga komunistët socialistë naivë të botës së tretë. Mirë apo keq, sot Rusia është një vend kapitalist, dhe jo një ndër ata pa probleme.
Çmimi që Rusia po paguan e do paguajë për pushtimin e Gjeorgjisë është izolimi. Ajo pati një përkeqësim në progresion të marrëdhënieve me SHBA-në dhe gjithashtu pushtimi dhe operacionet ushtarake deri pranë Tbilisit zgjidhën shpejt dilemat e BE-së në mënyrën e sjelljes me perandorinë e re në tentativë.
Rusia gjithashtu nuk mund të forcojë kreditë as me fuqitë aziatike, si Kina, Japonia dhe India, marrëdhëniet me të cilat kanë qenë mosbesuese deri më tash e rrezikojnë të bëhen akoma më dyshuese më tej.
Politika e “fqinjësisë së keqe”, që po frymëzohet së fundmi nga putinizmi, po izolon Rusinë edhe nga fqinjët. Gjeorgjia, Ukraina dhe vendet e tjera baltike kanë të drejtë më shumë se kushdo t’i shohin në mënyre jo miqësore marrëdhëniet me Rusinë. Edhe pse për votuesit rusë putinizmi mund të duket sikur po riinstalon pozitën ruse në botë, për fqinjët putinizmi mbetet një rrezik permanent.
Aktet e fundmit të putinizmit në Gjeorgji dëmtuan dhe zhgënjyen rëndë përpjekjet disavjeçare të SHBA-së dhe BE-së për ta trajtuar Rusinë si partnere, duke e ftuar të bëhet pjesë e G 8-ës.
Por Rusia nga ana tjetër ka interesa jetike të përbashkëta me Perëndimin. Tregtia globale, një treg evropian i qëndrueshëm për gazin e naftën, kërcënimi i terrorizmit, investimet dhe zhvillimi modern i industrisë janë gjithashtu probleme edhe për Rusinë, e që mund të marrin veçse zgjidhje globale.
Putinizmi kësisoj dëmtoi seriozisht shpresat se Rusia mund të ndërtonte me Perëndimin mbi këto interesa një partneritet që do të forconte ekonominë globale dhe stabilitetin në botë.
Pushtimi i Gjeorgjisë, kërcënimi i Ukrainës dhe kërcënimi për të drejtuar armët bërthamore drejt Polonisë e të tjera surpriza të hidhura që putinizmi mund të prodhojë, e çojnë përfundimisht Rusinë drejt një izolimi, mbase ndër më të paparët në histori.
Në një botë të tregtisë globale, Rusia nuk e ka luksin të ecë drejt izolimit. Nuk ka dyshim se fajkonjtë e Kremlinit tani kanë sensin se po fluturojnë lart, por në fakt ata i ngjajnë druvarit që po pret degën ku është ulur.
*Opinionet në shkrim janë personale të autorit, ato nuk përfaqësojnë qëndrime zyrtare