E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesi i NATO-s: Shkupi në aleancë sapo të zgjidhë cështjen e emrit

 

BRUKSEL- NATO është e gatshme ta ftojë Maqedoninë të anëtarësohet në aleancë pa vendosur asnjë kusht plotësues, menjëherë pas zgjidhjes së çështjes së emrit. Kështu deklaroi sot në Bruksel zëdhënësi i NATO-s James Apathurai. Ai njoftoi se gjatë ditës së sotme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer do të zhvillonte një takim me presidentin maqedonas Branko Cërvenkovski. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë zbatimi i reformave të domosdoshme nga ana e Maqedonisë si dhe cështja e emrit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›