Al Qaeda sulmoi forcat e sigurisë në Jemen

Mediat lokalë raportojnë se kryengritësit që kanë lidhje me Al Qaedën kanë sulmuar trupat qeveritare në jug të Jemenit.
Sulmet raportohet të kenë ndodhur në provincën jugore të Abianit, vend ky ku armata po lufton ekstremistët, që nga maji i vitit të kaluar.
Sulmues vetëvrasës raportohet se kanë shpërthyer dy makina të mbushura me eksplozivë, afër dy postblloqeve ushtarake në dalje të Zinxhibarit, kryeqyteti i provincës së Abianit.
Raportohet se katër ushtarë janë plagosur gjatë sulmit.
Javën e kaluar, të paktën 25 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës afër një kompleksi presidencial në jug të Jemenit.
Militantët e Al Qaedës, duke shfrytëzuar trazirat politike njëvjeçare, kanë arritur që të forcojnë praninë e tyre, në veçanti në jug të vendit.