E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë

0rganizata Botërore e Tregtisë ka vendosur të pranojë sot Rusinë, si anëtaren më të re, pas 18 vjetësh negociatash.

Rusia pritet të pranojë një ftesë zyrtare që t`i bashkohet në Gjenevë një takimi ministror të organizatës.

Ky është shteti i fundit me ekonomi të madhe që i bashkohet kësaj organizate të rëndësishme.

Rusia kishte tentuar që t`i bashkohej organizatës që nga viti 1993, po pa sukses. Muajin e kaluar, përfundimisht Rusisë iu lirua rruga drejt organizatës, kur Gjeorgjia, që ishte shteti i fundit që e bllokonte anëtarësimin e saj në organizatë, hoqi dorë nga kundërshtimet.

Anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë nuk do të hyjë në fuqi derisa të ratifikohet nga Duma shtetërore, e kjo pritet të ndodhë nga mesi i vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›