E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet nga ndërtesa, vdes punëtori



FIER – Bie nga ndërtesa dykatëshe, vdes punëtori 57-vjeçar. Taullah Koçi u identifikua disa orë pas humbjes së jetës, pasi fillimisht kolegët e tij të punës e transportuan në urgjencën e spitalit të Fierit, duke u larguar menjëherë. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin Koçin, duke përcaktuar se vdekja i kishte ardhur prej rrëzimit nga lartësia, fakt që e mbështesnin dhe rrobat me gjurmë llaçi. Menjëherë nisi puna për identifikimin e punëtorit dhe zbardhjen e rrethanave të sakta të vdekjes. Në orët e vona të mbrëmjes familjarët identifikuan trupin e 57-vjeçarit si dhe vendin ku punonte ai. Sipas policisë, Koçi kishte qenë duke punua në një godinë dykatëshe, në lagjen “Kryengritja” kur është rrëzuar nga lartësia. Në komisariatin e Fierit u shoqëruan dy kolegë të tij dhe pronari i ndërtesës. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›