E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtesat, 385 pallatet dhe familjet që do marrin tapitë

 

Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar së përgatituri dosjet për legalizimin e pallateve me shtesa. Bëhet fjalë për ato pallate që janë ndërtuar pas viteve '91, por që ndërtuesit nuk i janë përmbajtur projektit fillestar, duke ndërtuar kështu kate shtesë. Gazeta publikon sot listën e shoqërive të ndërtimit, objektet e të cilëve legalizohen. Gjithsej janë 385 firma, pallatet e të cilëve janë gati për legalizim, por vetëm 45 prej tyre kanë përfunduar së paguari detyrimet financiare pranë Agjencisë së Legalizimit. Ndërkohë të këtë listë përveç pallateve të reja do të legalizohen edhe shtesat e pallateve të vjetra, ose siç njihen ndryshe pallatet e ndërtuara para viteve '91. Ndërkohë po sot gazeta vijon me botimin e listave me emrat e familjeve që marrin tapitë në zonat e Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kuçovës e Tepelenës. Qytetarët që të marrin titujt e pronësisë, nuk do të kenë nevojë të prodhojnë dokumente pronësie, si harta, gen-plane, planimetri, sepse dokumentacioni i pronësisë i dhënë nga ALUIZNI është në përputhje me të gjitha kriteret e duhura ligjore. Gjithashtu dokumentacioni i pronësisë është i disponueshëm në dy versione, versionin manual dhe atë elektronik, është dokumentacion i certifikuar dhe i zyrtarizuar me të gjitha të dhënat e pronësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›