E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në NATO, vendimi para Strasburgut

 

Në Bruksel filloi takimi vjetor i Ministrave të Jashtëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë Ministerial janë ftuar të marrin pjesë për herë të parë Shqipëria dhe Kroacia, dy vendet që u ftuan të bëhen anëtare të Aleancës në Samitin e Bukureshtit. Vendi ynë u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, pasi i uruan mirëseardhjen për herë të parë Shqipërisë dhe Kroacisë në këtë Ministerial shprehen përkushtimin dhe angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO para samitit të Strasburgut. Prania e Shqipërisë dhe Kroacisë sot këtu, u shpreh ndër të tjera Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs,  është dëshmi e suksesit të këtyre 2 vendeve në përmbushjen e standardeve, por edhe një histori suksesi e Aleancës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›