PD: “Kriteret nga ne, emrat nga Topi”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Kandidatët e rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk duhet të kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale, si dhe duhet të kenë bërë trasparente dhe të kenë justifikuar pasurinë e tyre”
Kandidatët për anëtarë në Gjykatën e Lartë nuk duhet të kenë pasur konflikte interesi dhe nuk duhet të jenë përfshirë në procese politike. Këto janë dy nga kriteret që Partia Demokratike i dërgon presidentit Bamir Topi në përgjigje të letrës së tij për sugjerime nga grupet parlamentare. Ndërkohë që Patozi në letrën e tij shkruan gjithashtu se, përveç kritereve ligjore, kandidatët e rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk duhet të kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale si dhe duhet të kenë bërë trasparente dhe të kenë justifikuar pasurinë e tyre. Në fund të letrës, kreu i grupit më të madh parlamentar në Kuvend vlerëson bashkëpunimin e Topit në këtë proces konsultimesh të nisur prej tij.
Letra
“Në përgjigje të shkresës suaj të datës 23 qershor 2008, ju vemë në dijeni se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mendon se, përveç kërkesave ligjore, kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të përmbushin edhe disa kërkesa të tjera”, - shkruan Patozi në letrën e tij. Sipas kreut të deputetëve demokratë, respektimi i këtyre kritereve do të justifikonte besimin e institucioneve që përzgjedhin dhe miratojnë kandidatët për në këtë institucion. Ndërkohë që partia më e madhe e opozitës e konsideron këtë çështje si problem ekspertësh dhe nuk pranon të komentojë më gjatë sugjerimet që ajo do t i dërgojë Topit. Përgjigjja e partive politike vjen pas një letre që Kreu i Shtetit u ka dërguar të gjithë kryetarëve të grupeve parlamentar, të cilët i fton të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre ligjore rreth standardeve dhe kritereve që mund të konsiderohen në përzgjedhjen e kandidaturave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Madje, Topi u ka lënë dhe një afat krerëve të grupeve deri në datën 30 qershor për përgatitjen e përgjigjes. Grupi i punës i ekspertëve ligjorë, i ngritur nga Presidenti i Republikës, do të mblidhet sot për të nisur shqyrtimin e dokumentacionit të 105 kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të 16 qershorit, rrëzoi me shumicë votash dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e pesë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ky organ i gjyqësorit, aktualisht, figuron me shtatë vende vakante, përfshi këtu dhe postin e kryetarit. Emri i kryetarit nuk përcaktohet nga Presidenti, por zgjidhet nga trupa prej 17 anëtarësh e kësaj gjykate. Sipas burimeve nga Presidenca, ende nuk dihet nëse përzgjedhja e emrave të rinj nga ana e Presidentit do të përfshijë të 6 vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Por burimet nënvizuan se grupi prej 9 ekspertësh ligjorë, në punën e tij dhjetëditore, do të shqyrtojë kandidaturat nisur nga niveli i tyre profesional.
Kriteret
1. Të mos kenë marrë pjesë gjatë karrierës së tyre në procese politike
2. Të mos kenë favorizuar apo ndihmmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale
3. Të mos jenë përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi
4. Të kenë bërë transparencë dhe të kenë të justifkuar pasurinë e tyre
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008