S’e përfill thjeshtrën
Nga Express më 04 maj 2011 në ora 18:55
Sandra Bullock nuk ka pasur ndonjë kontakt me muaj me vajzën e burrit të saj, Sunny.
Ish burri i aktores Jesse James – me të cilin ajo u nda vitin e kaluar për shkak të aferave të tij me gra të tjera – ka deklaruar se ajo ka vendosur të mbajë larg vajzën e tij 7 vjeçare, pavarësisht se ai kishte shkuar në Austin për të ndihmuar lidhjet e saj me vajzën dhe djalin e saj të adoptuar, Louis.
“Fillimisht shkova në Austin për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve të Bullock me fëmijët. Pas kësaj lë të ndodh, çka të ndodhë”, ka thënë James.