E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon Familjen Mbretërore të Arabisë Saudite

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, përkatësisht Mbretit Abdullah, me rastin e vdekjes së Princit të Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud.

"Me dhimbje të madhe morëm lajmin që pas një sëmundje të rëndë vdiq Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë përherë mirënjohës për rolin mbështetës të Familjes Mbretërore dhe popullit të Arabisë Saudite për shtetin e Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›