E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelrooy mund të bëhet trajner

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit dhe i Real Madridit, Ruud van Nistelrooy ka thënë se mund të rikthehet në futboll, por në detyrën e trajnerit.

Gjatë një interviste për The Telegraaf, ish ylli i Malagës tregoi objektivat e tij për të ardhmen.

“Kam përcjellë me interesim atë që ka bërë Patrick Kluivert dhe dua të provoj të njëjtën gjë. Dua të bëj gati dokumentacionin dhe kështu do të kem rastin. Ende jetoj në Spanjë dhe kënaqem me kohën e lirë”, deklaroi Van Nistelrooy, 36 vjeçari i cili i dha fund karrierës si futbollist në fund të stinorit të shkuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›