S’ka kthim prapa për Tevezin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka mbyllur derën për rikthimin e sulmuesit Carlos Tevez duke thënë se nuk ka kthim prapa për argjentinasin i cili është kthyer në vendlindjen e tij pa lejen e klubit.
Muajin e kaluar Mancini kishte thënë se Tevez mund të ribashkohet me skuadrën nëse kërkon falje për incidentin që shkaktoi në shtator kur refuzoi të inkuadrohet si rezervist kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Por, i pyetur nëse ka kthim prapa për Tevezin, Mancini u përgjigj “jo, nuk ma merr mendja”.