S’ka lajme të mira për Serbinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel duket se nuk do të sjell lajme të mira për Serbinë, kur është në pyetje Kosova.
Ajo pritet që të vizitoj Beogradin këto ditë, ku do të diskutoj për bashkëpunimin ekonomik, ku ka paralajmëruar se do të këtë përmirësime të këtyre raporteve.
Mirëpo, Merkel, sipas Blic dhe B92, pritet që të bëj edhe presion tek autoritetet e Beogradit sa i përket veriut të Kosovës. Sipas këtyre portaleve Merkel pritet që t’ju dërgoj qartë mesazhe Beogradit se veriu duhet të jetë nën komandën e Prishtinës dhe kufiri në me të dy shteteve të përcaktohet sa më shpejt.
“Blic” shkruan se askush nga ministrat në qeveri nuk ka dashur të përgjigjet nëse situata në Kosovë do të ndikojë në vazhdimin e bisedimeve për integrime evropiane, e as nëse vizita e qeverisë gjermane është e ndërlidhur me kushtëzimet që Kosova të shihet nga Serbia si shtet fqinj, kurse transmeton Telegrafi në Kosovë.
Në një deklaratë të shkurtë, shefi i zyrës qeveritare për marrëdhënie me Mediat, Milivoje Mihajlovic, ka thënë se Merkel me siguri do ta mbështes dialogun si zgjidhje të vetme!
Merkel do të udhëtoj në Beograd më 22 gusht. Në delegacionin e saj do të jetë 63 të tjerë, përfshirë këtu anëtarë të kancelarisë e saj dhe personel nga e Ministria e Punëve të Jashtme.