E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të vdekur në Birmingham

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 13:00

Tre persona mbetën të vdekur, në trazirat e dhunshme të orëve të para të mëngjesit, në qytetin anglez, në Birmingham.

Tre viktimat, dy prej të cilëve vëllezër të moshës 25 dhe 21, sapo kishin dalë nga një xhami dhe ndodheshin në rrugë për të mbrojtur biznesin e tyre.

Sipas të afërmve të njërit prej viktimave, të tre djemtë janë goditur nga një makinë, e cila ecte me shpejtësi të madhe.

“Nuk kishin bllokuar rrugën. Makina i goditi dhe ata u panë duke fluturuar në ajër”, tha i afërmi.

Në anën tjetër, prania e 16 mijë policëve në rrugët e Londrës, e ka qetësuar kryeqytetin britanik.

Por, dhunë është shpërndarë në veri të vendit. Incidente serioze janë raportuar në Manchester, ku të rinjtë të shumtë kanë vënë në flakë shitore të shumta në qendër të qytetit, për të vjedhur më pas.

Edhe disa makinave u është vënë flaka.

Incidente janë raportuar edhe në Liverpool.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›