Dy finale në Itali ?

Sipas Gazzetta dello Sport, finalja e Ligës së Kampionëve 2015-2016 mund të zhvillohet në stadiumin San Siro në Milan.
Kurse, finalja e Europa League më 2014 ka mundësi të luhet në stadiumin e ri të Juventusit. San Siro për herë të fundit ishte nikoqir i një finaleje të garës elite të klubeve evropiane më 2001 kur Bayern Munich mposhti Valencian pas penalltive.
Finalja e fundit e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Itali ishte më 2009 kur Barcelona mposhti Manchester Unitedin 2-0 në stadiumin Olimpico në Romë.