SAMITI I MISRAPJEKËSVE
Në numrin e kaluar ramë dakord që të vazhdonim bashkëbisedimin tonë në lidhje me temën e sistemit arsimor, edukimit dhe arsimimit. Do të ishte shumë e këndshme ta vazhdonim këtë bashkëbisedim duke pasur parasysh edhe faktin që javën e kaluar u zhvillua në Kukës Samiti i Rektorëve të Universiteteve Shqipfolëse që u mbajt me rastin e 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Tema mbetet shumë interesante vërtet. Për më tepër që paskemi në mes edhe një “Samit”. Nuk është pak, sigurisht. Mirëpo unë nuk rashë dakord që të thellohem në atë bashkëbisedim, si vazhdim nga java e kaluar. U tërhoqa dhe e mbylla qysh atje. Kjo, jo se kam ndonjë inat me vetë çështjen, por për një arsye krejt tjetër. Kryesisht sepse më duket një temë për të cilën në krye fare, duhet të dëgjojmë dy fjalë nga specialistët e arsimit dhe politikave arsimore. Pastaj edhe nga drejtuesit e lartë të administratës publike të ngarkuar me arsimin, të zgjedhur apo të emëruar qofshin, në të gjitha nivelet, të cilët duhet të dalin nga stili deklamues, megaloman e populist. Fjalë të mëdha, në trajtë tullumbacesh, të cilat jo pesha, por antipesha i lejon të ngrihen në qiell madhërisht, për të plasur pastaj krejt mjerisht–prapa ndonjë shkurreje, faqe ndonjë mali.
Prej tyre pritet që në radhë të parë të listojnë problemet e arsimit. Të rreshtuara sipas rëndësisë. Që nga anafalbetizmi i frikshëm apo “dy-tre-punësimi” i nxënësit të fshatit i cili detyrat e matematikës duhet t’i bëjë diku në zabel, tek është duke kullotur dhitë, ndërkohë që u shet patate kalimtarëve në buzë-rruge, e deri tek niveli i pedagogëve që duhet të prodhojnë studentë me nivel. Që nga droga që shpërndahet mjaft lirisht sot mes të rinjve në “moshë të internetit”, e deri tek korrupsioni që ka mbërthyer keq për xhepi, mësimdhënësit e shkollave publike. Nuk e di në se këta hyjnë apo jo në kategorinë e deklaruesve të pasurisë, por disa syresh shënojnë një rrije vertikale të gjendjes pasurore në pak vjet. Fakti që këta njerëz rrinë tulatur e nuk shprehen fare mbi hallet e vërteta të arsimit dhe zgjidhjet e mundshme, më duket një gjë më interesante sesa vetë tema. Flasin, flasin – mund të ma ktheni ju. Nuk e ke parë filan dekan a filan rektor si del e lëshon rregullisht fjali përpara medias? Nuk e ke parë se si ndonjëherë fotoja e tij vizionare bllokon krejt një faqe gazete? Nganjëherë edhe një dyfletësh të tërë? E kam parë, si nuk e kam parë - përgjigjem unë. Kam parë madje edhe që gazeta shkon ndonjëherë më larg se kaq. Dëshmon një super-zell të çuditshëm. Shkëput ndonjë nga frazat e çoroditura e copë-copë që dekani apo ish-dekani ka lëshuar mbrëmë dhe e skalit me germa të mëdha në krye të faqes. Filani ka thënë...! Tamam sikur të ketë folur vetë Ban Ki Muni.
Ama tek gërmoj atje mes lumit të fjalëve jo dhe aq të lidhura dhe frazave krejt mediokre që përsëriten, se mos kam gjetur thoni ju, qoftë edhe një ide të vetme, për rrugët e veglat e progresit në sektorin ku punon? As edhe një për be. Shkurt pra, edhe kur ndonjë i rrallë prej tyre, thërret mikrofonat dhe “prononcohet”, këtë e bën jo se ka nja dy mendime të reja për të shtuar, jo se ka dy eksperienca nga praktika botërore që e kanë frymëzuar, por thjesht që të afishohet si kandidat më i madh e shumë më i mençur se shefat që i rrinë mbi kokë. Jo të gjithë shefat më lart, por vetëm ata “pak më lart”, çka nga ana e vet kërkon një flirt të vazhdueshëm me atë që është ...“fare lart”! Prandaj sulm titullarit, por gjithnjë duke i tundur bishtin super-titullarit.
ǒbën tamam-tamam ky tip reformatori? Ai kryesisht merret me baltosjen e urdhrave e udhëzimeve që vijnë nga lart. Jo ato fare lart, e thamë njëherë. Vetëm ato nga “pak më lart”. Deri tek ministri. A të gjen gjë sot nga ministri, po të deshi Kryeministri? Asgjë prej gjëje. Pastaj bën një hap tjetër. Masave të dhëna nga hierarkia u kundra-rreshton disa kundërmasa populiste e kot më koti, të cilat vetëm lidhje me përmirësimin e punëve nuk kanë, me cilësinë jo e jo. Domethënë me nivelin, freskinë e cilësinë e dijes që u transmetohet studentëve, si dhe me synimin për të prodhuar më në fund një student të kompletuar, me kokën plot njohuri të freskëta, të gatshëm e plot vetëbesim për t’iu përgjigjur kërkesave të zhvillimit dhe jo thjesht të “tregut të punës”. Për vite me radhë dëgjonim një ish-dekan që zotohej vazhdimisht se... do të dyfishonte numrin e studentëve që do pranoheshin në fakultetin “e tij”. – Do t’i marrim të gjithë – thoshte ai me një vështrim triumfues para kamerave, - kemi ende vende bosh nëpër cepat e sallave. Le të vijnë e të shtrëngohen atje. Unë jam i vendosur që t’i bëj të gjithë shqiptarët me shkollë! Sidomos me shkollë nate. Veçanërisht me “korrespondencë”. Përse t’i refuzojmë këta njerëz që paguajnë, ndërsa rrinë në shtëpitë e tyre? Logjikë e pastër sigurisht. Por pa pikë hesapi mbi kapacitetet. Asnjë llogari për trupën pedagogjike në dispozicion. Për volumin e shërbimit të nevojshëm. Për cilësinë as bëhet fjalë, por as për sasinë fizike të orëve për t’i përballuar këto lista të gjata e të pakufi “studentësh”, që nesër (në mos qysh sot) do t’i kemi shefa sigurisht. Se pothuaj që të gjithë mbarojnë edhe “masterin”.
Më thoni ju tani, politikë arsimore është kjo? Dhe ç’lidhje ka këtu me nevojën urgjente për cilësi. Një nevojë që jeta jonë dinamike ka vite që ia shtron shkollës. Çdo vit e më fort. Atëherë nuk e kuptoja dhe aq këtë këmbëngulje të ish-dekanit tonë, por sot e kuptoj fare mirë. Sepse fiks, të njëjtën “politikë arsimore” po e dëgjojmë përditë nga Kryeministri. Do t’i fus të gjithë në universitet – kumton ky, në çdo rast kur i del përpara ndonjë kamera a sallë e mbushur me të rinj e të reja. Do t’i fus të gjithë dhe do t’i lidh. Me internet.
***
T’i lemë pra më shumë vend specialistëve. Pa paragjykime politike. Qofshin këta edhe specialistë –socialistë, siç thoshte i ndjeri Pjetër. Ky është meraku i parë. Pastaj edhe ne mund të flasim sigurisht. Herë si prindër e herë si ish-mësues. Më së paku, si qytetarë të interesuar për zhvillimin.
Por këtë s’mund ta bëjmë tani, qoftë edhe shtyrë nga lajmi se “u mblodh Samiti”. Na duhen pika konkrete debati. Dhe me që jemi tek “Samiti i Rektorëve”, ky emërtim i takimit të tyre, mua më le pa gojë fare. Po ç’është xhanëm kjo shtysë e fortë për fryrje ndërkombëtare e megalomani, e nga na vjen? Pse duhet gërmuar kështu në librin e termave të botës për të kërkuar e nxjerrë prej andej pikërisht termin e huaj “Samit”? Kur kemi të bëjmë thjesht me një mbledhje shqipfolësish, të zgjedhur për ca kohë si rektorë? Kot e kemi ne fjalën tonë “mbledhje” e cila ia del mbanë të mbulojë edhe takime të niveleve shumë më të larta. Vetë ministrat kur mblidhen nuk thonë po shkojmë në “samitin e ministrave shqipfolës, të ministrive tona shqipfolëse”. Thjesht thonë se po nisen në mbledhjen e qeverisë. ǒe bën takimin e “rektorëve shqipfolës” që të jetë më shumë se kaq, pra më shumë sesa një “mbledhje”? Një mbledhje që mbledh rektorët. Rektorë që s’kanë nivel tjetër për të dërguar përveç ... vetes së tyre. Njëlloj si, bie fjala, misrapjekësit. Sikur këta të vendosnin ndonjëherë të mblidheshin diku tek Shallvaret apo tek cepi i urës buzë Lanës, ç’kujtoni ju se do thonin: “Po shkojmë në Samit”? As të mos e mendoni. Do të thonin thjesht: Po shkojmë në një mbledhje. Dhe në se në tryezë do të kishte vetëm “misrapjekës shqipfolës”, pra, ku nuk do të kishte nevojë për përkthim simultan e kësi gjërash, ata mund të shtonin: Një mbledhje... “me kosto të lirë”.
Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë krijimin e një fondi fizik për kompensimin e ish-pronarëve. Kjo do të thotë që nëse deri sot ish-pronarët kompensoheshin në vlera të vogla financiare, sot hapet mundësia që ata të kompensohen në toka bujqësore, troje apo edhe objekte shtetërore. Në gjykimin tuaj, cili është raporti i kësaj qeverie me pronën e individit dhe a mendoni se çështja ende e pazgjidhur e pronës ka mbajtur peng investimet direkte të huaja në Shqipëri?
Po e filloj nga fundi, përderisa përgjigja është thuajse e dhënë nga pyetja juaj. E tepërt të përshkruajmë rëndësinë kyçe të qartësimit të pronësisë. Një çështje që ka brenda vetë thelbin e marrëdhënieve mbi të cilat ngrihet shoqëria e re. Një çështje ku pleksen komponentë kulturorë e moralë (e drejta) me ata ligjorë dhe ekonomiko-zhvillimorë.
Asnjë gardh shkarpash nuk mund të ngrihet e të qëndrojë në këmbë, pa qartësuar çështjen e pronës, këndej dhe andej gardhit. Përndryshe të nesërmen gardhi rrëzohet. Merret me mend se ç’bëhet me vendimin për të ngritur një kompleks turistik, një park industrial apo një fabrikë. Nuk ka asnjë dyshim se çështja e pronës është një faktor përcaktues në vendimin e firmave për të investuar. Shumë më i mprehtë bëhet ky problem në rastin e investitorit të huaj direkt. Nuk flas për atë që vjen dhe rrëmben badihava shërbime krejt funksionuese e që pjellin para, pa pikë problemi, si bankat apo telefonitë. Këta as që duan t’ia dinë si është në Shqipëri kjo puna e pronës. Nesër rrëmbejnë valixhet dhe ikin kollaj gjetkë. E kam fjalën për një investim të vërtetë prodhues, që vë në lëvizje gjithë zinxhirin ekonomik të një sektori, që nga bariu i malit e deri tek paketuesi i fundit i mallit të certifikuar. Ky investitor pra që vjen nga një vend i largët dhe duhet të hedhë këtu paratë në trajtë ndërtesash e magazinash, makinerish e teknologjie, shesh-përpunimesh e rrugë-kalimesh. Si mund të vendosë ai prerazi e trimërisht për fabrikën e vet, teksa qysh ditën e parë tek porta i shfaqen njëherësh tre pronarë për të njëjtin truall? Nuk është vetëm çështja e vështirësisë së negocimit. Ja ta zëmë se investitori ynë qëlloi burrë zemërgjerë dhe i shpërbleu njëkohësisht të dy a të tre pretendentë-pronarët. Është një hall tjetër që e shqetëson atë më shumë në këto rrethana. Kush e siguron atë në kushtet e kësaj paqartësie, që nesër nuk i del një pronar i ri fare? Kush e siguron që dikush nuk i ngre një shtëpi mu në mes të oborrit dhe shteti nuk i fut një të “legalizuar” të porsaardhurit të pamirëseardhur? E di që raste të tilla ka shumë-shumë pak mundësi të ndodhin, po ec e mbushi mendjen të huajit, të cilit edhe një rast i vetëm dhunimi të pronës, i mjafton që të marrë lemerinë.
***
Por siç thamë më lart, tek flasim për pronën, s’duhet ta shikojmë atë, kështu thatë e qetë, si një “aset”, por që ndihmon zhvillimin e ardhshëm. Domethënë si një mjet në duart e atij që e ka “kapur”. Me të drejtë ose pa të drejtë. Me ligj apo me dhunë. Me trashëgimi apo me strategji “legalizimi”. Në trajtë fizike (si troje e kapanone) apo në atë trajtën qesharake të letrave me vlerë, sepse prona siç thamë, është jo thjesht një aset ekonomik, por para së gjithash themeli moral dhe juridik i shoqërisë së ngritur mbi konkurrimin demokratik dhe ekonominë e tregut. Ka të bëjë me shanset që ka apo që i jepen një individi. E keqja në Shqipëri qëndron pikërisht tek kjo pikë. Qeveritë shqiptare e kanë mbivlerësuar fuqinë e tyre morale e juridike. Ato mendojnë se kanë fuqi e mandate që t’i shpërndajnë e ri-shpërndajnë shanset pronësore. Që të pronësojnë disa njerëz e të zhveshin nga prona të tjerët. Nganjëherë as që e kuptojnë se kjo është thuajse e njëjta gjë me atë që ka bërë regjimi i mëparshëm. Në këtë mentalitet të tyrin ata kanë bërë gabime pas gabimesh duke e trashur problemin dhe rritur malin e barrierave për zgjidhjen e tij deri në atë masë sa ai sot duket i pakapërcyeshëm.
***
Zgjidhja? Ju i referoheni një fondi fizik të kompensimit, i cili edhe një herë qenka miratuar së fundi me ndonjë akt formal në qeveri. Them “edhe një herë” sepse formalisht, kjo histori është shumë e vjetër. Ka qenë e njohur dhe e trajtuar boll nga ligjet e vendimet e plot qeverive të mëparshme që nga ligji më i parë i vitit 1993 “për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Pesëmbëdhjetë vjet më parë pra, qeveria merrte përsipër që “t’i jepte hakun të zotit”. Në të dyja rrugët, përmes rikthimit, ashtu edhe përmes kompensimit. Rruga e parë më shumë sesa kthim real të hakut ish-pronarëve i dha një pushtet të pamatë pasuror vetë qeverisë. E di që qeveria e atëhershme këtë nuk e shndërroi në një shans pasuror për vete, por e ktheu sigurisht në një instrument politik. Përderisa kishte në dorë seleksionin. Ty ta kthej pronën, ndërsa këtij tjetrit jo. Thuhej atëherë (në interpretim të ligjit) se kthimi bëhej “atje ku kjo gjë ishte e mundur”, por nuk thuhej asgjëkund se çfarë quhej “gjë e mundur”. Duke e lënë këtë çështje pezull, pak nga pak edhe ajo që ishte krejt e mundur (p.sh. kthimi i tokave përreth Tiranës apo disa trojeve në Bregdet), u bë një gjë “e pamundur”, sepse u pushtua, pjesërisht edhe me ftesë të qeverisë.
***
Është e kuptueshme se pse tani flitet shumë më pak për rikthim e shumë më tepër për “kompensim”. Ky term nënkupton natyrisht krijimin e një fondi kompensimi tek i cili unë personalisht kam shumë pak besim se do të shpërndahet ndonjëherë, apo se do të shpërndahet me ndonjë kriter që respekton të drejtat e palës tjetër. Pse ky mosbesim? Sepse kështu na thotë historia e re. Është e pabesueshme që të besosh se qysh në 1993-shin, “kompensimi” mbeti një fjalë boshe dhe se fondi i kompensimit në trajtë tokash, trojesh e livadhesh, u krijua vetëm... këto ditë. Më shumë besoj se formalisht këto “fonde” në letër janë krijuar herë pas here. Por vetëm kaq. Pastaj kanë dalë ca pengesa në terren. Kështu që ish-pronari prej pesëmbëdhjetë vitesh vazhdon të presë ndonjë kompensim për pronën që s’iu rikthye kurrë.
Kjo nuk do të ishte ndoshta dhe aq “katastrofë” nëse askush nuk do të ishte “kompensuar”. Por në këtë vend ndërkohë ka vazhduar një “kompensim” i hatashëm e i pazëshëm pikërisht i atyre që pronat i kanë rrëmbyer vetë përmes pranimit të faktit të kryer ose edhe përmes legjislacionit që “legalizon” zaptimin. Shqipëria ka demonstruar kështu që të jetë jo parajsa e të drejtës së pronës, jo parajsa e pronarëve, por parajsa e zaptuesve të pronës.
Mendoj se një rrugë tjetër mund të përdorej shumë më efektivisht për zbutjen e fortë – në mos për zgjidhjen e këtij problemi mbetur pezull. Zgjidhje që sërish duhet ta marrim nga logjika e tregut. Dhe jo nga praktikat etatiste e shpronësuese. Jo “fondi i kompensimit” do të ishte ajo nga duhej filluar, por diçka tjetër që unë po e quaj “fondi i zaptimit”. Prej këtej duhet të fillonin llogaritë e kompensimit. Sot ky fond zaptimi si rezultat i çmimeve marramendëse në çmimet e trojeve brenda e përreth qyteteve të mëdha – sidomos Tiranës ka arritur vlera të larta. Një pjesë e saj natyrshëm që u takon ish-pronarëve që edhe i riu të qëndrojë e gëzojë shtëpinë, edhe ish-pronari të kapë një pjesë të shansit pronësor që e ka pritur për nja gjashtëdhjetë vjet, por edhe qytetarët e fshatarët e rregullt ata që s’i kanë rënë më qafë askujt, të mos penalizohen. Duke paguar “fonde kompensimi”. Kjo është më e drejtë apo jo por edhe më e mundshmja për t’u realizuar në mënyrë që paudhësitë e qeverive të mos i paguajnë as fëmijët tanë, ndërkohë që vetë zaptuesit dalin krejt pa lagur.
Këtë javë në Kosovë hyri në fuqi Kushtetuta e re e saj e miratuar pas pavarësisë së 17 shkurtit, ndërkohë që paralelisht misioni i OKB-së mbaroi mandatin e vet duke ia lënë vendin institucioneve kosovare dhe EULEX-it. Cili mendoni se është ndikimi i kësaj ngjarjeje në zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe në zhvillimet rajonale.
Zhvillimet që ju rendisni janë hapa teknikë normalë në procesin e organizimit të shtetit të ri kosovar, po të mbajmë parasysh rrethanat e veçanta që përcaktojnë pavarësimin dhe shtetformimin kosovar. Më duket gjë shumë me vend që misioni i OKB-së nuk do të zëvendësohet rrënjësisht e përnjëherësh në një datë të vetme, por do të vazhdojë të ruajë një prezencë sado të vogël e ndoshta vërtet simbolike. Ky kombinim “tranzicional” është pikërisht elementi i duhur qetësues, shumë i dobishëm qoftë për situatën e brendshme ashtu edhe për konsolidimin rajonal e ndërkombëtar të pozitës së Kosovës. Ndërkohë që struktura e EULEX-it ka të gjitha arsyet, rrethanat, motivet dhe kapacitetet që të jetë shumë më efektive në asistencën qeverisëse. Ky është një proces përfundimtar tashmë i pakthim. S’besoj të ketë ndonjë njeri me mend në kokë që mendon ndryshe.