Saranda e diellit dhe mikpritjes
Saranda sa moderne edhe e lashtë ka në gjirin e vet thesare e identitete të një kulture e qytetërimi të hershëm. Fillimet e jetës dhe gjurmët e para të vendbanimeve datojnë në shekullin II p.K. Si liman e port i qytetit të Foinikes daton në shekullin VI – V p.K. Bregdeti i mrekullueshëm i Sarandës, vendit të dyzet shenjtorëve, shtrihet midis dy kepesh: Kepit të Dentës në jug dhe Kepit të Paladhesë në veriperëndim, duke krijuar kështu një gji të stërmadh, ku deti është përgjithësisht i thellë, i pastër e me një ngjyrë karakteristike blu të thellë, rrethuar me një breg thuajse të virgjër shkëmbor, që vjen duke u lartësuar e të krijon imazhin e një plateje gjigande të një teatri natyror. Saranda quhet ndryshe edhe “qyteti i diellit”, pasi ka mesatarisht 280 – 300 ditë me diell në vit. Ka klimë tipike mesdhetare dhe njerëzit janë të ngrohtë e mikpritës. Për Sarandën dhe bukuritë e saj është folur dhe shkruar shumë. Më shumë do të flitet dhe shkruhet në të ardhmen, por ketë shkrim menduam ta ndërtonim mbi bazën e përshtypjeve që kanë lënë disa prej vizitorëve të huaj që po e vizitojnë atë përditë dhe janë mrekulluar prej saj .
Si fillim, po përmend vetëm dy fjalitë e fundit nga reportazhi për Shqipërinë dhe Sarandën, “Mrekullia joniane”, i gazetarit anglez Markus Tanner, ne gazetën prestigjioze “The Independent”: “Një arsye tjetër që më bën të kthehem përsëri është sepse shqiptaret janë një popull i dashur me vizitorët. Pas vitesh izolimi ata kanë hapur dyert dhe kane një mikpritje të mrekullueshme për të huajt”. Faleminderit Markus, por le të vazhdojmë me shënime që kanë lenë vizitorë të tjerë të huaj në Zyrën e Informacionit për Turistë në qytetin e Sarandës, zyrë kjo e hapur me interesimin personal të kryetarit të bashkisë, zotit Edmond Gjoka.
Celsea Cota, studente e arkitekturës në Nju-Jork SHBA: “Shqipëria është e mrekullueshme. Saranda shumë e bukur. Këtu jetojnë njerëz të mirë dhe të mrekullueshëm. Jam mjaft e impresionuar me progresin e Shqipërisë. Unë do të kthehem përsëri dhe këtë do t’ua them edhe të tjerëve miq të mi”.
Virxhinia Mepante, Masaçuset SHBA: “Unë pashë shumë vende të bukura në Shqipëri, por më vjen keq që nuk kam më tepër kohë që të shikoj të gjitha vendet e bukura. Unë vizitova Krujën, Beratin, vijën bregdetare, Sarandën, Syrin e Kaltër dhe Butrintin. Vende shumë të bukura. Të gjithë njerëzit këtu janë shumë mikpritës, të mirë dhe të gatshëm për të të ndihmuar. Zyra e Informacionit është mjaft praktike dhe unë mora falas disa materiale mjaft praktike dhe që më ndihmojnë. Faleminderit për gjithçka”.
Ros Rowey dhe Alan Hititimar, Skoci: “Ne jemi dakord me atë çka thuhet se shqiptarët janë mikpritës dhe vendi është shume i bukur. Ne jemi dy skocezë dhe na pëlqen të udhëtojmë, t’u ngjitemi kodrave dhe të shikojmë natyrën. Për këtë na duhet pak më tepër informacion që nuk është në sitet turistike. Do të ishte mirë që të kishte edhe një tabelë për çmimet e taksive. Ne duam të rrimë shumë ditë,por për ketë na duhet më tepër informacion, jo vetëm për bregdetin. Megjithatë, për sa kemi parë deri tani themi se ky është një vend i mrekullueshëm. Vërejtjet tona janë dashamirëse”.
Ajan Burrell nga Miçigani, zezaku simpatik me sy bojë qielli, fakt që na bëri shumë përshtypje; gjë që ai e kuptoi dhe na e shpjegoi duke qeshur se nenën e kishte të bardhë, por i kishte trashëguar vetëm sytë bojë qielli. Ja përshtypjet e z. Ajan: “Udhëtimi përgjatë bregdetit për në Sarandë nga Vlora ishte i veçantë e mbresëlënës. Unë vizitova qytetin e lashtë të Butrintit dhe Parkun Kombëtar. Vendi është i qetë dhe i mbushur me histori. Për ata që nuk kanë vizituar sitet arkeologjike, Butrinti duhet vizituar patjetër. Vetë qyteti i Sarandës është i mrekullueshëm. Unë kam ndërmend të vij përsëri në vitet e ardhshme dhe të shoh edhe ndryshimet që do të kenë ndodhur. Shijojeni Sarandën se është shumë e bukur.
Po e mbyllim këtë shkrim pa bërë komente. Po e mbyllim këtë shkrim duke falënderuar Markusin, Celsea-n, Virxhinian, Rosin dhe Alanin, pa dyshim simpatikun Ajan e shumë vizitorë të tjerë që nuk i përmendem, për përshtypjet e tyre të ngrohta, por edhe për vërejtjet e tyre. Faleminderit dhe mirardhshi! Edhe me miq të tjerë. Edhe më shumë bukuri do të shijoni, edhe më shumë mikpritje do gjeni. Kjo është edhe filozofia e kryetarit të Bashkisë Sarandë, zotit Edmond Gjoka. Për këtë po punon edhe një staf i dashuruar me Sarandën, qytetin e diellit dhe mikpritjes.