E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA – Kubë, hiqen kufizimet për udhëtimet

Administrata amerikane ka vendosur që të ndërpresë kufizimet e vendosura për udhëtimet dhe transferimet e parave mes SHBA-ve dhe Kubës. Mediat vendase bëjnë me dije se tashmë do të jetë më e thjeshtë në veçanti për studentët, grupet fetare apo ato kulturore që të udhëtojnë drejt ishullit të Karaibeve.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara lejojnë dërgimin e një shume prej 2 mijë dollarë nga qytetarët amerikanë, drejt familjarëve të tyre që jetojnë në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›