E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezja me doping gjenetik

Medalje ari në disiplinën miks të notit për 400 metra, është rekordi i më i ri olimpik në gjysmëfinalen e disiplinës së notit miks për 200 metra. Por mbi të gjitha ajo që është e pabesueshme është koha prej 58 sekondash në 100 metrat e stilit të lirë, ku 50 metrat e fundit janë bërë për afërsisht 29 sekonda. Kjo është koha më e shpejtë dhe në krahasim me rekordin e shënuar nga amerikani Rajan Lokte në provën për meshkuj. Shpejtësia e jashtëzakonshme e Je Shiuen, 16 vjeçares kineze, ka trazuar qetësinë dhe sigurinë e ekipit amerikan të notit. Tashmë me epitetin kinezja fluturuese, e cila merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë, duke pasur parasysh dhe moshën e saj, ka thyer rekordet e notarëve që kanë lënë gjurmë si Lokte dhe Felps. Xhon Leonard, drejtor i Shoqatës Botërore të Trajnerëve të Notit, i cili ka qenë i pari që ka hedhur dyshime për përdorim dopingu nga ana e notares kineze, tashmë kërkon nisjen e hetimeve për të vërtetuar një manipulacion gjenetik të 16 vjeçares. Ky është një rezultat që kërkon shpjegim, ka thënë Leonard për “Daily Mail”. Manipulimi gjenetik u ka dhënë kafshëve më shumë forcë dhe oksigjen. Kush e thotë që nuk mund ta bëjë një gjë të tillë dhe tek qëniet njerëzore, ka përfunduar ai. Në këtë betejë diplomatike dhe sportive ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, nuk është harruar asgjë pa u përmendur. Leonard ka përmendur dhe kampionatin botëror të notit të vitit 1994 në Romë, kur atletët kinezë shënuan një sërë rekordesh, duke thënë se meritë për këtë kishte gjaku i breshkës, por më pas u zubuluan një seri produktesh të palejueshme. Je Shiuen ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se nuk ekziston asnjë problem dopingu. Meritë e perfomancës së saj janë rregullat e forta të skuadrës kineze. Por edhe për kreun e Shoqatës olimpike britanike notarja kineze është e pastër. Ka kaluar me sukses testin anti doping dhe meriton komplimentet për aftësitë e saj u shpreh lordi Kolin Moinihan. Ndërsa presidenti i komisionit mjekësor të komitetit olimpik thotë se nuk ka asnjë element që ai të mos duartrokasë suksesin e notares kineze. Por edhe Pekini ka reaguar menjëherë duke përmendur dhe akuzuar notarin amerikan Felps. Cen Zhangao një nga ish mjekët olimpikë si dhe kreu i agjencisë kineze antidoping deklaroi se asnjëri nuk i vuri në dyshim rekordet botërore të amerikanit, për 17 medaljet e tij olimpike, por ka shtuar se ka dyshuar gjithnjë te Felps, por nuk kanë pasur asnjëherë prova për ta akuzuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›