E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në një minierë në SHBA, 25 të vdekur

Nga shpërthimi në një minierë, në shtetin amerikan të Uest Virxhinias, humbën jetën te pakten 25 minatorë. Zyrtarët njoftojnë se 10 minatorë të tjerë gjenden ende të bllokuar në galeritë e minierës, ndërsa 21 janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në minierën e Massey Energy, rreth 48 km në jug të Charlestonit, kryeqytetit të këtij shteti. Shpërthimi tronditi minierën rreth orës 15:00 në një kohë kur minatorët po dilnin nga galeritë.

Menjëherë në zonë mbërritën forcat e shpëtimit dhe kompania premton se përpjekjet nuk do të ndalen deri sa të jetë nxjerrë nga miniera personi i fundit.

Incidenti është më vdekjeprurësi për minierat amerikane që nga janari i vitit 2006 kur 12 vetë humbën jetën nga një shpërthim në një minierë të Tallsmansville po në Uest Virginia. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›