E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger: Hummbja vështirë të pranohet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se ekipi i tij është mposhtur pastër nga Manchester United në takimin e mbrëmshëm në Emirates.
Kampioni në fuqi i Premier Ligës shënoi fitore bindëse prej 3-1 ndaj topçinjve, që ka nxitur edhe debate nëse klubi nga Londra është aq i mirë për të garuar për titullin e ligës. Wenger thotë se ekipi i tij nuk ishte aq i mirë në fushë, dhe kjo ishte një humbje që vështirë përballohet.
"është vështirë ta pranosh, por lehtë ta shpjegosh pasi ishim të dobët edhe në sulm edhe në mbrojtje. Bëmë një paraqitje jo aq bindëse dhe kjo është arsyeja se pse u mposhtëm pastër. Ishim naiv", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›