Ancelotti: Terry është kapiten fantastik

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se goli i fitores i shënuar nga John Terry në ndeshjen kundër Burnleyt mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit.
Terry është nën presion të madh që nga dita e premte, kur u zbulua se ai kishte pasur lidhje me Vanessa Perroncel ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge.
"Ai është një djalosh i fuqishëm dhe një lojtar i shkëlqyer profesional. çdokush mund të ketë probleme dhe është e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar në detyrë dhe ai e ka bërë këtë".
"Ajo është jeta e tij private. Kjo është puna. Nuk duhet të themi asgjë pasi ai është shumë profesional, një kapiten fantastik dhe ka bërë një punë fantastike për ne. Të gjithë e përkrahim atë dhe familjen e tij", ka shtuar Ancelotti.