E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Al-Kaeda, rreziku më i madh terrorist për vendin

Raporti

SHBA vazhdon të shohë tek Al-Kaeda rrezikun më të madh kërcënues për sigurinë kombëtare. Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar dje, thuhet se elemente të rëndësishme të Al-Kaedës, të cilët fshihen në Pakistan, vazhdojnë të jenë kërcënimi kryesor terrorist për Shtetet e Bashkuara. Raporti vjetor, i cili mbulon vitin 2009, citon një ndryshim në aktivitetet terroriste nga Lindja e Mesme në Azinë Jugore. Raporti bën fjalë për një rritje të veprimtarive terroriste në Azinë Jugore. Për herë të parë, raporti për terrorizmin në botë, që është autorizuar nga Kongresi amerikan, tregon se më shumë incidente ndodhën në Azinë Jugore sesa në Lindjen e Mesme. Sipas raportit, Al-Kaeda vazhdon të financojë talebanët që luftojnë në Afganistan kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj, thuhet në raportin për terrorizmin të Ministrisë së Jashtme amerikane për vitin 2009. Autoritetet shprehin shqetësimin për ndikimin në rritje të organizatës terroriste në Afrikë. Ky ndikim shtrihet që prej veriperëndimit të kontinentit deri në Somalinë shumë të paqëndrueshme. Nxitësi më i madh i terrorizmit ndërkombëtar, është Irani, thuhet në raport. Uashingtoni fajëson udhëheqjen iraniane e cila ndihmon milicët shiitë të hezbollahëve në Liban dhe grupet radikale islamike palestineze.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›