E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Alarm për bombë në një avion me destinacion Nju Jorkun

Një avion i linjës amerikane "US Air", i drejtuar për në Nju Jork ka ndërruar destinacion duke u ulur në Filadelfia për shkak të një alarmi për bombë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave pasagjerët janë evakuuar me shpejtësi dhe policia po kontrollon avionin.
Kjo është një tjetër ngjarje që trondit sistemin ajror amerikan, pas asaj të ndodhur ditën e Krishtlindjeve, kur një i ri nigerian tentoi të shpërthente një sasi eksplozivi në avionin e linjës Amsterdam-Detroit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›