SHBA: Arrihet kompromisi për paketën e stimujve ekonomikë

Shumica demokrate në Senatin e SHBA-së dhe një numër republikanësh kanë arritur një kompromis lidhur me paketën masive të stimulimit të ekonomisë amerikane, në kushtet kur numri i të papunëve vazhdon të rritet.
Senatorët e të dyja partive duke diskutuar për paketën e stimujve, 6 shkurt 2009Senatorët e njoftuan marrëveshjen mbrëmë vonë dhe shtuan se kanë numrin e mjaftueshëm të votave për miratimin e paketës së stimujve në Senat.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Harri Rid, tha se shpreson që paketa të miratohet brenda ditëve të ardhshme.
Gjatë negocimeve për paketën, senatorët e pakësuan koston e saj nga 937, në 780 miliardë dollarë.
Ligjvënësit thanë se në saje të ndryshimeve, u arrit mbështetja e paketës nga një numër vogël senatorësh republikanë të moderuar, që nevojitej për miratimin e paketës. Shumë republikanë u ankuan se paketa në formën fillestare kishte shumë shpenzime dhe shumë pak shkurtime taksash. Udhëheqësit republikanë e dënuan kompromisin.
Dje, më parë, Presidenti Obama i bëri thirrje Senatit ta miratojë paketën e stimujve, duke thënë se vonimi i saj, do të ishte "i pafalshëm dhe mungesë përgjegjësie”, ndërkohë që miliona amerikanë vazhdojnë të humbin punën.//lk