Sanader hedh poshtë akuzat për pastrim parash

Prokuroria shtetërore e Austrisë e ka marrë sot në pyetje ish kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, lidhur me dyshimet se ai ka pastruar para në Austri.
Zëdhënësi i prokurorisë ka thënë se Sanader i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e akuzës.
Seanca hetuese e radhës do të mbahet në janar te vitit 2011.