Allegri nuk pendohet për Pirlon

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka theksuar se nuk pendohet për largimin e Andrea Pirlos në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori veteran nënshkroi për gjigantin torinez dhe i ka ndihmuar Bianconerëve të ngjiten në krye të Serisë A pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit. Largimi i Pirlos nga Milan që gjendet prapa Juventusit me një pikë më pak, ka sinjalizuar vështirësi te Rossonerët për të plotësuar hapësirën e lënë bosh nga ai.
Por, Allegri insiston se largimi i Pirlos ishte vendim i drejtë.
“Pirlo është një kampion dhe është duke kaluar një sezon të mirë. Ishte një vendim i cili përfshinte edhe faktor ekonomik. Ekipet fitojnë me kampionë por disa skuadra po ashtu fitojnë pas shitjes së tyre” deklaroi Allegri për Sy Sport Italia.