E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rybka dënohet për doping

Portieri i Shakhtar Donetskut, Olexandr Rybka është dënuar për dy vite nga UEFA pas testit pozitiv për një substancë të palejuar vitin e kaluar, ka njoftuar klubi ukrainas të hënën.

Rybka, 24 vjeç rezultoi pozitiv për doping pas ndeshjes së ligës kundër Karpatyt më 27 nëntor.

Rybka i cili bëri debutimin e tij ndërkombëtar në miqësoren kundër Estonisë vitin e kaluar, ka qenë kandidatë për ekipin e Ukrainës në Euro 2012. Ukraina është nikoqir i garës së bashku me Poloninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›