E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Djegia e fleteve, KQZ ka vepruar sipas rregullave

Zv/Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Evropen, Tomas Kantrimen ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" thote se politikanet ne Shqiperi, duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri-tjetrin dhe t'i zgjidhin problemet vete, ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. Cdo vonese ne kete drejtim, shton zyrtari i larte amerikan, demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE. Njeheresh eshte shprehur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne lidhje me zbatimin e vendimit me te fundit per djegien e fleteve te votimit, ka bere punen sipas rregullave, duke ndjekur procesin e nevojshem. Kantrimen ka bere thirrje njeheresh qe te gjitha partite dhe anetaret e KQZ te marrin pjese ne kete proces. Teksa eshte shprehur i gatshem per ndihmen e SHBA qe zgjedhjet te mos kontestohen me, Kantrimen tha se shqiptaret duhet te veprojne si ne Kosove, qe nxoren 30 mije vullnetare si vezhgues te pavarur. Kantrimen tha se Shqiperia ka nevoje, sic e kemi thene shume here edhe per vende te tjera te rajonit, te filloje me ceshtjen e shtetit ligjor, me transparencen dhe nje qeveri te paster.

Ne Shqiperi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi keto dite te djege fletet e votimit te zgjedhjeve te vitit 2009, gje qe u prit perseri me mosmarreveshje ne sagen e pafundme te ketyre zgjedhjeve. Cili eshte mendimi juaj per kete?
Mendoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere punen, ne baze te rregullave te tij. Ka ndjekur procesin e nevojshem per te arritur ne kete vendim. Eshte e rendesishme per te gjitha partite dhe anetaret e komisionit, te marrin pjese ne kete proces.
A mendoni se per nje vend anetar te NATO-s si Shqiperia, ceshtja e kontestimit te zgjedhjeve duhet te ishte nje ceshtje e se kaluares, e zgjidhur qe para se vendi te anetaresohej ne NATO? Sa e kane demtuar Shqiperine mosmarreveshjet e fundit mbi zgjedhjet e 2009?
Shqiperia eshte nje vend i NATO-s qe i ka marre seriozisht angazhimet e saj ne kete Aleance, duke kontribuar ne misionin e Aleances ne Afganistan. Kjo eshte e rendesishme dhe eshte vleresuar nga vendet e aleances. Shqiperia u be anetare e NATO-s, pasi plotesoi standardet e Aleances per nje demokraci parlamentare evropiane. Qe nga ajo kohe, ngerci me zgjedhjet dhe mospjesemarrja brenda sistemit politik shqiptar, ka demtuar jo vetem emrin e Shqiperise, por edhe mundesine e saj per te ecur perpara drejt integrimit evropian, per t'u bere anetare e BE-se. Si anetare e NATO-s dhe si nje vend qe thote se eshte i gatshem te filloje negociatat me Bashkimin Evropian, shqiptaret duhet te jene ne gjendje te negociojne me njeri-tjetrin dhe t'i zgjidhin problemet vete ne menyre demokratike permes dialogut dhe kompromisit. Cdo vonese ne kete drejtim demton imazhin e vendit ose afatin per te hyre ne BE.
Ato qe ju sapo thate nuk kane ndodhur. Klasa politike shqiptare nuk ka qene ne gjendje t'i zgjidhe problemet me dialog. Para pak kohe ju jeni shprehur se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ndihmojne per te kapercyer ngercin, ne menyre qe zgjedhjet te mos kontestohen me. Per cfare ndihme e keni fjalen konkretisht?
Po, ne radhe te pare OSBE-ja, ne raportin e saj per zgjedhjet e 2009-es, e beri te qarte se c'duhet te bejne partite per te permiresuar procesin zgjedhor. Ka me duket 31 rekomandime konkrete. Me e rendesishmja eshte e para, qe partia ne pushtet te tregoje vullnetin e nevojshem politik per te zhvilluar zgjedhje te besueshme. Eshte kjo kerkese e pare, si edhe te tjerat, qe ende nuk jane zgjidhur nga partite drejtuese ne Shqiperi. Se dyti, per sa i takon zgjedhjeve, dua te permend rastin e zgjedhjeve te muajit te kaluar ne Kosove. Une isha vete atje. Keto ishin zgjedhjet e para qe pas pavaresise. Nuk ishin me te mirat, prandaj nje pjese po perseriten te dielen. Por ajo qe me bere pershtypje te madhe ishte fakti qe mbi 30 mije qytetare te Kosoves kishin dale vullnetare per te sherbyer si vezhgues te pavarur per te garantuar pastertine e zgjedhjeve. Do te doja qe edhe ne Shqiperi te fillonte tani nje proces ku 30, 60 apo 90 mije qytetare te sherbejne si vezhgues zgjedhjesh per diten e votimeve. Eshte nje detyre qe nuk i takon vetem komunitetit nderkombetar por u takon vete qytetareve te dalin e te vezhgojne vete zgjedhjet e tyre qe ato te jene te drejta dhe te pastra. Pikerisht ketu mund te ndihmojne Shtetet e Bashkuara.
Si?
Duke ndihmuar organizatat jo-qeveritare te organizojne keto grupe vullnetaresh. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk i perkasin dy a tri partive. Ato i perkasin popullit shqiptar. Dhe i takon banoreve te dalin vullnetare dhe diten e votimeve te vezhgojne per te shmangur cdo kontradikte apo mashtrim gjate zgjedhjeve. Ne jemi te gatshem te ndihmojme ne kete perpjekje. Do te ndihmojme nese te dy partite tregojne vendosmeri per te biseduar me njera tjetren dhe te arrijne kompromis per rregullat zgjedhore. Perseritja e asaj qe ndodhi ne zgjedhjet e kaluara, mungesa e besueshmerise, dhe nje ngerc i ri ne jeten politike te Shqiperise do ta kthente vendin pas nga arritjet mbreselenese te 20 vjeteve te fundit.
Dhe nje pyetje e fundit per Shqiperine. Aspirata per anetaresim ne NATO dhe ne BE per vendet e Ballkanit, i ka sherbyer Perendimit si nje mjet i efektshem per t'i nxitur ato drejt reformave. Tani qe Shqiperia eshte ne NATO dhe pas heqjes se vizave, qe per shume njerez mund te shihet si anetaresim ne BE, cfare mjetesh i kane mbetur Perendimit per t'i nxitur vendet drejt reformave?
Ajo qe ka arritur Shqiperia me anetaresimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave eshte e rendesishme. Shtetet e Bashkuara besojne se anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe procesi per ta realizuar kete jane jetike per te nxitur procesin e reformave ne Evropen Juglindore. Ju keni te drejte se liberalizimi i vizave eshte ana me e prekshme e ketij perparimi, anet e tjera te perparimit mund te mos jene kaq te dukshme. Por mundesia per zhvillim ekonomik dhe social i Shqiperise dhe fqinjeve te saj eshte shume e madhe. Ne se Shqiperia synon te kete nje ekonomi te shekullit te 21, ne se deshiron te kete nje qeveri te paster, ne se deshiron te kete respekt per shtetin ligjor, ajo duhet te vazhdoje te punoje ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Shqiperia ka nevoje, sic e kemi thene shume here edhe per vende te tjera te rajonit, te filloje me ceshtjen e shtetit ligjor, me transparencen dhe nje qeveri te paster.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›