Kryeministri: Banori Rama nuk punon
Kryeministri Sali Berisha sulmoi dje nga Shkodra, kryetarin e Bashkise Tirane, Edi Rama per mos asfaltimin e rrugeve ne kryeqytet e mos menaxhim te mire te fondeve. Gjate vizites ne Bushat ku mori pjese ne fillimin e punimeve per ndertimin e rruges se re, kreu qeverise u shpreh se ne kete komune jane shtruar me shume rruge se sa ka bere Rama ne kryeqytet. "Kryetari i komunes se Bushatit ka asfaltuar 40 % shume sesa banori i Tiranes, meqenese atij i pelqen qe komunaret t'i quaje banore. Ai edhe per Kasharin tha se u ndeshen kater banore dhe doli i katerti", u shpreh Kryeministri Berisha, pa lene pa permendur dhe humbjen e PS-se ne Kashar, kandidati i se ciles doli i fundit ne zgjedhje. "Une, nga ketu, i them Kryetarit te Bashkise se Tiranes, ki kujdes me fshatin sepse ke nje borxh te vjeter ndaj tij. Prandaj mos lesho mufka te tjera se nuk eshte mire", tha Kryeministri.