E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria amerikane u dorëzon forcave irakiane provincën Babil

  /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}Ushtria amerikane u dorëzoi forcave irakiane të sigurimit provincën Babil, dikur arenë luftimesh të ashpra, duke e bërë atë të 12-ën nga të 18 provincat e vendit që kalon nën kontrollin e Irakut.

Numri dy i ushtrisë amerikane në Irak, gjeneral lejtnanti Llojd Ostin, tha sot në ceremoninë e dorëzimit se rezultatet e arritura në vendosjen e sigurisë në Babil janë për t'u shënuar. Ai tha se numri i sulmeve ka rënë 80 përqind gjatë vitit të kaluar.

Një këshilltar irakian i sigurimit kombëtar tha se dorëzimi është provë se forcat e sigurisë në Babil janë tani në gjendje t'i kryejnë vetë detyrat e tyre.

Babili, që ndodhet në jug të Bagdatit dhe që ka marrë emrin nga qyteti i lashtë i Babilonisë, përfshin rajonin që më parë njihej si "trekëndëshi i vdekjes”.

E vetmja provincë e mbetur nën kontrollin amerikan në Irakun jugor është Wasiti, që kufizohet me Iranin dhe që mendohet se përmes saj kalojnë armët dhe luftëtarët e huaj.

Një zyrtar ushtarak amerikan tha se dorëzimi i kësaj province do të bëhet më 29 nëntor. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›