E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA; Jepen vaksinat e para kundër virusit H1N1



Në Shtetet e Bashkuara u dhanë dje vaksinat e para kundër virusit H1N1. Më shumë se 4 mijë njerëz kanë vdekur nga gripi A/H1N1 që prej muajit mars, kur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi u identifikua për herë të parë. Gati 75 për qind e viktimave ishin në Amerikën Veriore e Jugore. Para pak vitesh, zyrtarët e shëndetësisë ishin të shqetësuar se gripi i shpendëve do të ishte epidemia e ardhshme e madhe virale.

Gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje kronike janë veçanërisht të rrezikuara, madje sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, të paktën 100 njerëz janë shtruar në spital dhe rreth 20 veta kanë vdekur nga gripi A/H1N1. Ndërsa gripi A/H1N1 përhapet, spitalet kanë bërë plane për të përballuar mundësinë e një numri të madh pacientësh, shumica fëmijë. Edhe të rinjtë janë në rrezik. Megjithëse fillimisht virusi u identifikua si gripi i derrave, nuk duket se ai përhapet nga derrat. “Kjo është një sëmundje që përhapet mes njerëzve dhe nuk ka lidhje me derrat”. Rutz thotë se zyrtarët kishin parashikuar për njëfarë kohe një epidemi gripi, por ata mendonin se ajo do të vinte nga Azia dhe jo Meksika. “Gripi i shpendëve ka qarkulluar për një kohë të gjatë dhe ne mendonim se virusi mund të ndryshonte në mënyra që do ta bënin më të lehtë përhapjen e virusit tek njerëzit, gjë që mund të bëhej shkak për epideminë e ardhshme. Tani problem është virusi H1N1”. Punonjësit e shëndetësisë shpresojnë që ky virus të mos përhapet shumë, prandaj po i kërkojnë publikut të marrë masa parandaluese si kollitja dhe larja e shpeshtë e duarve. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina e gripit sezonal vitin e ardhshëm do të mbrojë njerëzit edhe nga gripi A/H1N1.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›