E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi

PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, sot do të nënshkruajnë në memorandum mirëkuptimi, me të cilin administrata e Shteteve të Bashkuara e thekson përkushtimin për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave ndihma konsiston në ndërmarrjen e reformave, që zgjerojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë përmirësimet në menaxhmentin dhe kapacitetet teknike në administratën tatimore, promovimin e partneritetit publiko-privat për financimin e infrastrukturës publike, etj.

Siç njofton Ambasada amerikane në Prishtinë, këto reforma do të ndërmerren në partneritet ndërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe agjencive relevante.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›