SHBA: Ligji, probleme me Kushtetutën
Atëherë kur mazhoranca dukej se ishte e sigurt në vetvete për të kaluar e vetme ligjin për dosjet, në shesh kanë zbritur ndërkombëtarët, të cilët kanë vënë një parullë ku shkruhet "Kujdes". Ishte Uashingtoni zyrtar, ai që i bëri thirrje Berishës të mos nxitohet për miratimin e një ligji, për të cilin është akuzuar se është selektiv dhe ka si shënjestër disa prokurorë dhe gjykatës që nuk i pëlqejnë mazhorancës. Në një deklaratë të sajën, ambasada amerikane në Tiranë, ka shprehur qëndrimin e administratës që përfaqëson, duke bërë thirrje për një konsultim të gjerë me ekspertë ndërkombëtarë. Në deklaratën e ambasadës amerikane theksohet shprehimisht: "Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret vendimin e mbrëmshëm në Parlament për të shtyrë votimin mbi projektligjin ‘Për Pastërtinë e Figurave‘. Ne jemi të inkurajuar që ky hap i rëndësishëm do të japë kohë për reflektim të matur dhe debat të hapur publik, të nevojshme për një projektligj që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore. Gjithashtu nxisim fuqimisht që shqyrtimi i mëtejshëm i këtij projektligji të përfshijë pikëpamjet e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë për të siguruar përputhjen e tij të plotë me standardet ndërkombëtare".
Ky qëndrim mund të ndahet në tri pjesë kryesore, që përbën një paralajmërim për qeverinë shqiptare për ligjin e spiunëve. Paralajmërimi i parë është mirëpritja e shtyrjes së miratimit të ligjit. Kjo do të thotë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e shikon si një gjë pozitive kalimin e draftit të lustracionit ashtu me shpejtësi, pas "fjetjes" në sirtarë të projektit për tre vjet me radhë. Nga ana tjetër, qeveria amerikane bën të ditur se projektligji bie ndesh me disa parime të Kushtetutës së Republikës. Dhe kjo është një pjesë shumë e rëndësishme. Jo vetëm opozita, por edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të jetës së vendit kanë vënë dyshimin e përputhjes së ligjit për spiunët me Kushtetutën e vendit. Kjo sepse në disa pjesë të tij, projektligji përjashton nga jeta publike disa kategori zyrtarësh, ndërkohë që ligji themeltar i shtetit u garanton të gjithëve barazi dhe të drejtën për të zgjedhur, për t‘u zgjedhur dhe për të punuar në administratën publike. Ndërkaq, pjesa e tretë e deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila që në fjalinë e parë thekson se është një qëndrim i qeverisë së SHBA, është se ky projekt duhet të konsultohet me ekspertë ligjorë ndërkombëtarë. Kjo sepse duhet parë përputhja me legjislacionin homolog të vendeve ish-komuniste, duke përjashtuar çdo mundësi të shkeljes së të drejtave të njeriut, por edhe Kushtetutës së Republikës. Pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet që edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të prononcohen për këtë çështje. Në fakt, deri tani, ka pasur disa kontakte diplomatike mes mazhorancës, por edhe opozitës me faktorin ndërkombëtar. Ai në fillim ka qenë informues, por pritet që të bëhet më analitik.
Presioni nga qarqet diplomatike frenon mazhorancën, nuk miratohet ligji i spiunëve
PD: Spiunët i kalojmë të hënën
PS: Do të ankimojmë në Kushtetuese
Faktori ndërkombëtar frenon mazhorancën të miratojë ligjin "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve", duke kërkuar nga politika shqiptare më shumë kohë për reflektim. Megjithëse projektligji i demokratëve gëzonte mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të një pjese të mazhorancës, duke siguruar 72 vota të sigurta në Kuvend, sinjali i fundit i ndërkombëtarëve ka frenuar të djathtën të bëjë hapin final për miratimin e këtij ligji. Negociatat për mos miratimin e ligjit të dosjeve janë zhvilluar të hënën paradite pak orë përpara fillimit të seancës së Kuvendit, ku kërkesa e ndërkombëtarëve ishte qartësisht mosmiratimi i projektligjit të PD-së.
Ligjet
Komisioni i Ligjeve ka marrë sërish dje në shqyrtim projektligjin "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë", i cili nuk ka mundur të miratohet ne seancën e ditës së hënë. Gjatë diskutimit, anëtarët e komisionit, pa praninë e opozitës, kanë miratuar një amendament shtesë të propozuar nga disa deputetë të opozitës. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetët e mazhorancës kanë paraqitur një amendament për nenin 3 të këtij projektligji, që lidhet me numrin e subjekteve verifikuese. Sipas këtij amendimi, të propozuar nga pesë deputetë të Komisionit të Medias, "do t‘i nënshtrohen procesit të verifikimit drejtori i përgjithshëm, nëndrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe nëndrejtori i Radios, drejtori dhe nëndrejtori i TV-së dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar".
Gjithashtu, sipas amendamentit, pjesë e hetimit do të jenë edhe drejtori, nëndrejtori dhe drejtorët e departamenteve në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe anëtarët e këshillave drejtues të mediave publike. Në këtë nen, shtohen dhe fjalët "papajtueshmëria e kryetarëve të degëve të punëve të brendshme dhe anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor", që do të thotë se pas këtij ndryshimi, do të ndërpritet mandati i një funksionari, i cili pas verifikimit, rezulton të ketë qenë kryetar i degës së brendshme apo anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Por Komisioni i Ligjeve nuk ka miratuar dy amendamente të tjera të propozuara nga deputetët Arenca Trashani dhe Nikollë Lesi.
PD dhe PS
Ndryshe nga opozita, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e ka vlerësuar si të suksesshëm debatin e zhvilluar në seancën e ditës së hënë. Patozi i ka bërë thirrje edhe një herë opozitës që të reflektojë dhe të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj projektligjit për "dosjet". Sipas tij, "grupi i PS-së bëri një figurë shumë të shëmtuar dhe ky është një lajm shumë i keq. Forca kryesore e opozitës, edhe pas 18 vitesh, gjendet ende e mbërthyer në të shkuarën kriminale të diktaturës komuniste". Ai theksoi se "ajo që mund të pritet nga PS është që të reflektojë gjatë këtyre ditëve dhe të ndryshojë qëndrimin e saj". Gjithashtu Patozi theksoi se "ne i kemi ezauruar të gjitha format e kompromisit gjatë këtyre ditëve dhe viteve që ky ligj ka qenë në shqyrtim. Ne kemi bërë që në thelbin e tij të prevalonte varianti çek, ndërkohë që ka pasur shumë zëra brenda PD-së që kanë çuar në një variant më radikal, të ngjashëm me atë polak". Ndërkaq, disa përfaqësues të opozitës kanë bërë të ditur se nëse mazhoranca do të miratojë e vetme ligjin, atëherë ajo do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Këtë në fakt e theksoi edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, gjatë seancës së të hënës.
PD, letër Presidentit
"Hiq dekoratën për prokurorin Skënder Breca"
Një grup deputetësh demokratë janë duke hartuar një letër për Presidentin Bamir Topi, në të cilën do të kërkojnë që të hedhë poshtë dekorimin që më 8 maj të këtij viti i ka bërë një ish-persekutori të regjimit komunist. Misioni i fundit i demokratëve ka marrë shkas nga deklarata e një dite më parë të Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit, i cili e cilësoi dekorimin e prokurorit Skënder Breca një turp. Ky grup deputetësh demokratë ka marrë vendimin për t‘i kërkuar kreut të shtetit të heqë dekoratën për prokurorin Skënder Breca. Në krye të këtij grupi qëndron Arenca Trashani, e cila thekson se "një ligj i tillë synon të kontrollojë figurën e çdo funksionari publik e në të njëjtën kohë të shmangë vlerësimet deri edhe dekorimet të disa njerëzve të cilët ishin direkt të implikuar në krimet e komunizmit". Dekorimi i prokurorit Skënder Breca me "Medaljen e Mirënjohjes" nga kreu i shtetit është bërë më 8 maj të këtij viti me motivacionin "Për përkushtim të lartë, korrektësi dhe ndershmëri në ushtrimin e funksioneve të prokurorit".