E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, prezantohen linja të reja celulari

Vodafone ka prezantuar këto ditë aparatet e rinj celularë, në shtatë ngjyra tërheqëse, të cilat shënojnë angazhimin e kompanisë për të hedhur në tregun e telefonisë celulare produkte të markës Vodafone. Karakteristikat, dizajnët dhe funksionaliteti i aparateve celularë Vodafone 527 (Rainbow) janë specifikuar dhe zhvilluar nga kompania Vodafone për t‘iu përshtatur më së miri përdorimit të klientëve tanë. Si lider në tregun vendas të telekomunikacionit, skuadra Vodafone bashkoi forcat për t‘i ofruar të gjithë klientëve aparate celularë të veçantë, të lehtë-përdorshëm dhe të përballueshëm nga klientët. Vodafone 527 (Rainbow) ofron akses në multimedia, kërkim, muzikë, video, mesazhe. Me shpejtësinë dhe besueshmërinë e rrjetit Vodafone, si dhe me kompletin ekskluziv të aparateve të rinj celularë, nuk do kishte moment më të mirë për të qenë afër Vodafone. Me elegancën dhe shtatë ngjyrat në dizajn, Vodafone 527 ofron shumë shërbime si SMS, MMS, Bluetooth, Radio, Micro SD deri në 2 GB dhe kërkim në internet. Ky aparat ka manualin e përdorimit në shqip dhe klientët tanë mund të zgjedhin një nga shtatë gjuhët evropiane, duke përfshirë dhe gjuhën shqipe, për të vendosur në aparatin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›