Kuqi dhe Marnhac Veprimet individuale nuk demtojne marredheniet Kosove - EULEX

Zyrtare te qeverise se Kosoves dhe Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine thane se asnje veprim individual nuk mund te demtoje marredheniet ndermjet autoriteteve te vendit dhe EULEX-it.
Keto komente u bene pas vendimit te shefit te ketij misioni Xavier Bout de Marnhac per pezullimin e nje punonjesi nderkombetar te ketij misioni ndaj te cilit po zhvillohen hetime per keqperdorim te postit zyrtar.
Mediet ne Kosove shkruan keto dite se nje punonjes i larte i EULEX-it ka shperdoruar poziten e tij zyrtare duke keqtrajtuar personelin vendas te misionit dhe duke i kercenuar ata ne rast te denoncimit. Zoti de Marnhac tha sot se po e trajton seriozisht kete ceshtje dhe per kete arsye ka urdheruar hetime te menjehershme.
Jam duke pritur perfundimet e ketij hetimi te brendshem per te ndermarre vendimet e domosdoshme tha zoti De Marnhac duke nenvizuar se ne kuader te ketyre hetimeve jane bere edhe disa transferime te punonjesve te ketij misioni.
Sot gjate dites Keshilli per mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut nepermjet nje komunikate hodhi dyshimet se sic thuhet pezullimi i punonjesit te EULEX-it ishte perpjekje te mos zhvillohen hetimet deri ne fund dhe se kjo mase eshte e pamjaftueshme. Sipas ketij Keshilli nje mase e tille eshte nje mesazh i keq per qytetarin e Kosoves.
Zoti De Marnhac thote se masat e pershtatshme mund te merren vetem ne fund te hetimeve. Ne po flasim per pretendime dhe nuk dua qe kushdo qofte te denohet ende pa perfunduar hetimet rreth asaj se cfare vertete ka ndodhur. Nese duhet te merren hapa te forte nuk do te medyshem ti ndermarre tha ai i mbeshtetur edhe nga zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi.
Une besoj se vendimi i zotit Marnhac per suspendimin ka qene i drejte dhe eshte nje sinjal i mire se ka pergjegjesi per veprimit e secilit edhe anetar te EULEX-it dhe natyrisht procedurat tjera jane ligjore. Udheheqesit kudo kane te drejte te marrin masa disiplinore. Pergjegjesia penale u mbetet gjykatave tha ai.
Zevendeskryeministri Kuqi tha se kjo ngjarje nuk do te ndikoje ne marredheniet me EULEX-in.
Ne e kemi te qarte qe veprimet individuale nuk i prishin raportet ne mes te EULEX-it dhe qeverise se Kosoves. Sikur qe e kemi te qarta qe veprimet e tilla duhet te jene te pergjegjshme dhe ne perputhje me ligjin ti kene edhe pergjegjesite e tyre tha zv/kryeministri Kuqi.
Te dy zyrtaret i bene keto komente pas takimit te bordit te perbashket per sundimin e ligjit i cili u takua per here te pare qe nga shtatori i vitit te kaluar per te diskutuar perparesite e perpjekjeve per vendosjen e sundimit te ligjit ne tere Kosoven perfshire dhe veriun me shumice serbe ku nuk pranohet autoriteti i Prishtines.
Ndonese ishte paralajmeruar disa here edhe me tej ne veriun e Kosoves gjykatat veprojne vetem pjeserisht qe nga marsi i vitit 2008 kur ato u bllokuan ne shenje proteste ndaj shpalljes se pavaresise se Kosoves. Qe nga atehere ne ato gjykata nuk punojne gjykates vendas dhe tash per tash sipas zotit de Marnhac nuk duket se ka ndonje mundesi qe kjo te ndodhe meqe nuk ka sic tha ai nje marreveshje politike.
Duhet te kemi nje marreveshje qe gjykatesit vendas te kthehen atje dhe tash per tash nuk ka nje te tille dhe perfundimisht duhet te kete nje marreveshje politike dhe keto ceshtje do te duhej te gjenin vend ne bisedimet qe tashme kane filluar me ndermjetesimin e Brukselit tha ai duke nenvizuar se kjo ceshtje eshte pjese e nje plani te perbashket per muajt ne vijim.