SHBA/ Pediatri përballë drejtësisë, abuzonte seksualisht me klientet e mitura
Një mjek pediater në Delauere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me drejtësinë nën akuzën e 471 rasteve të abuzimeve seksuale me klientet e tij.
Dr. Earl Bredly, 56 vjeçar dyshohet se ka abuzuar me 103 vajza të mitura përgjatë periudhës kohore prej 10 vjetësh, kohë në të cilën ushtronte profesionin e mjekut pediatër ne qytezën e Suseksit.
Ndërkaq avokati mbrojtës i Bredlit u shpreh se do të bazonte mbrojtjen tek paqendrueshmëria mendore e klientit të tij, pasi akuza zotëron prova filmike kundër doktorit.
"Shumica e provave jane videokaseta të cilat nuk të lënë hapësirë për t'iu kundërvënë", tha avokati Eugene Maurer.
Vendimi i gjykatës pritet të merret në një afat kohor nga 4 deri në 6 javë.