E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Dick Cheney shtrohet në spital



Ish zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney u shtrua ditën e hënë në spital pas dhimbjeve të forta në kraharor.
Lajmi njoftohet nga stafi i mjekëve personalë të Cheney-t, të cilët po merren me diagnostikimin dhe vlerësimin e gjendjes së ish zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
69 vjeçari Cheney gjatë jetës se tij ka patur probleme me zemrën.
Si pasojë e 4 atakëve kardiakë nga viti 1978 deri në vitin 2000, ish zëvendëspresidenti iu nënshtrua një operacioni në vitin 2001, ku mjekët implantuan një mekanizem që monitoron dhe korrigjon rrahjet e zemrës.
Dick Cheney shërbeu nën administratën e presidentit të SHBA-së George W. Bush prej vitit 2001 deri në vitin 2009 dhe njihet si një ndër kritikët më të ashpër të administratës së presidentit aktual Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›