E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, bllokohen dërgesat postare pas gjetjes së një letre bombë


Izraeli pezulloi ditën e hënë të gjitha dërgesat postare në vend, pasi një letër bombë u gjet në një postë në një qytet verior.
Një zëdhënës i policisë tha se motivi i postimeve të eksplozivëve nuk u bë menjëherë i qartë, ndërkohë gjykata filloi një hetim.
Bomba letër u gjet në një zyrë postare në qytetin verior të Migdal Haemek, ku një grua zbuloi tela dhe bateri në një zarf, e cila kishte ardhur për t'i mbledhur.
Zëdhënësi i policisë tha se policia është duke investiguar nëse incidenti ishte një akt terrorist apo një ngjarje kriminale lokale. Izraelitët ishin vendosur shpesh në shënjestër nga letrat-bombë nga militantët palestinezë në vitet 1970-1980.
Në qytetin bregdetar të Haitit ,njerëzit e kishin të pamundur të merrnin postimet e tyre një një postë lokale.
"Ata duhet të kontrollojnë gjithçka në postën qëndrore, dhe ata e kanë metodën si ta bëjnë këtë verifikim ", tha Reuven Vitale, një banor i zonës i cili kishte ardhur të kërkonte postimet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›