E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ka ekzekutuar dy tibetianë

Dy persona janë ekzekutuar në Kinë, për shkak të përfshirjes së tyre në trazirat e përgjakshme, të cilat shpërthyen vitin e kaluar në Tibet, ka njoftuar sot një organizatë.

Kina konfirmoi ekzekutimin e këtyre dy personave, por nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme.

Lobsan Gialtsen dhe Lojak janë dënuar me vdekje në prill të këtij viti, për shkak të rolit që kanë pasur gjatë trazirave në Tibet, ka njoftuar Fushata Ndërkombëtare për Tibetin, organizatë kjo me seli në Washington.

Kjo organizatë theksoi se dy të dënuarit janë ekzekutuar në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa, por nuk saktësoi se kur ka ndodhur ekzekutimi. Grupet tjera për të drejta të njeriut në Tibet kanë theksuar se ekzekutimi ka ndodhur javën e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Ma Zhaoxu, konfirmoi ekzekutimin e dy tibetianët, por refuzoi të jap detaje tjera më të hollësishme. Fushata Ndërkombëtare për Tibetin tha se informata për ekzekutim asaj i është përcjellë nga Ministria e Jashtme e Britanisë, e cila është njoftuar nga ambasada e Kinës në Londër.

Tibetianët sulmuan në mars të vitit të kaluar migrantët kinezë dhe dyqanet e tyre, në trazirat kundër qeverisë në Pekin, me çrast dogjën edhe një pjesë të një lagje tregtare në Lhasa. Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se 22 persona janë vrarë gjatë këtyre trazirave, por tibetasit kanë theksuar se numri i të vrarëve ka qenë shumë më i madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›